Jennifer Lopez ka konfirmuar martesën e saj me Ben Affleck në buletinin e saj “On The JLo”.
“Ne u martuam. Dashuria është e bukur. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, filloi aktorja e “Marry Me” teksa tregonte mbi dasmën e saj.
“Mbrëmë ne fluturuam për në Vegas, qëndruam në radhë për një licencë me katër çifte të tjera. Të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës.
Lopez shtoi se ajo kishte veshur “një fustan nga një film i vjetër”, ndërsa ata shkëmbyen betimet dhe “i dhanë njëri-tjetrit unazat që do të mbajnë për pjesën tjetër të jetës”.
“Por në fund ishte dasma më e mirë e mundshme që mund të kishim imagjinuar. Një gjë që e kishim ëndrruar shumë kohë më parë dhe e bërë realitet (në sytë e shtetit, Las Vegas, një kabrio rozë dhe njëri-tjetrin).”
Këngëtarja e “Let’s Get Loud” shtoi gjithashtu foto nga ceremonia, duke përfshirë fotografitë e Affleck me një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza. Një foto e vajzës së Lopez, Emme, ishte gjithashtu e përfshirë, teksa adoleshentja u ul në sediljen e pasme të makinës.
“Ata kishin të drejtë kur thanë, ‘gjithçka që ju nevojitet është dashuria”, vazhdoi Jennifer.
Jemi shumë mirënjohës që kemi, një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm. Jini të duruar se mbase do të përjetoni momentin më të bukur të jetës tuaj në një udhëtim në Las Vegas në orën dymbëdhjetë e gjysmë të mëngjesit në tunelin e dashurisë, me fëmijët tuaj dhe me atë me të cilin do të kaloni jetën. Dashuria është një gjë e mrekullueshme, ndoshta gjëja më e mirë – dhe ia vlen të presësh.
Me dashuri, zonja Jennifer Lynn Affleck”./Lapsi.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MARTOHEN MES VETE DY SIMPATIKËT: JENNIFER LOPEZ DHE BEN AFFLECK