“Ndihmo njerëzit, jepi botës më të mirën”, poezi motivuese nga Nënë Tereza

nënë tereza

E madhja Nënë Tereza, me poezitë e saja ka frymëzuar dhe motivuar njerëz për t’u ballafaquar e tejkaluar pengesat e problemet. Ato janë përplot mesazhe që ua rikthejnë besimin e humbur, besimin e lëkundur.
Në vazhdim mund të lexoni njërën nga poezitë e Nënë Terezës.

Nënë Tereza: Jep çka ke më të mirë

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqertë dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.

Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s’ka rëndësi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s’ka rëndësi, jep… çka ke më të mirë.

ObserverKult

================================

Lexo edhe:

ARISTOTELI: ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I POEZISË

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij “Poetika”, e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar.

Por edhe me kaq a na ka mbërritur, mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.

“Poetika” mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke.

Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.

ObserverKult ju sjell kapitullin ku Aristoteli flet për origjinën e poezisë.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU