Jeta e thjeshtë e yllit të “Oppenheimer”- larg nga kamerat, pa internet e telefon

Ylli i “Oppenheimer”, Cillian Murphy po bën një jetë të qetë me gruan e tij dhe dy djemtë e tij, larg nga kamerat, pa internet dhe telefon.

Madje në deklaratat e tij, ai ka dhënë shumë pak informata për jetën e tij derisa ka theksuar se e urren famën. Ylli 47 vjeçar i “Oppenheimer”  vazhdon ta bëjë këtë jetë të qetë edhe tash kur filmi “Oppenheimer” është më i përfoluri.

Performanca e tij si J.Robert Oppenheimer e ka bërë atë si yllin më ‘hot’ në këtë kohë, ndërsa ai vazhdon të jetë ‘me këmbë në tokë’.

Cillian është i martuar me gruan e tij Yvone McGuinness nga viti 2004 kur edhe ka kuroroëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Ndërsa dyshja janë takuar së bashku në njërin nga koncertet e grupit të tij rock në vitin 1996.

Çifti kanë dy djem, Malachy 17 dhe Aran 16, ndërsa së fundmi janë kthyer në Irlandë tek ata.

Ata po jetojnë një kohë të mrekullueshme në shtëpinë e tyre të madhe e cila nuk ka internet. Për shtëpinë e tyre ku po jetojnë në Dublin ai ka shpenzuar 1.5 milionë dollarë.

Shtëpia e tyre është super e madhe, me shumë dhoma ndërsa gjendet veç pesë minuta larg detit, afër shumë klubeve të jahteve, parqeve dhe shkollave të shumë kërkuara.

Se nuk ka internet dhe telefon në shtëpi, e vërtetoi edhe Emma Thomas, bashkëshortja e regjisorit të filmit “Oppenheimer”, Christopher Nolan, e cila u përpoq ta merrte në telefonin e shtëpisë për t’i thënë se do të luante rolin e “babait të bombës atomike”./ mirror

ObserverKult


xhevahir spahiu urim për vitin X

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: MUNGESA E VETMISË MË KA MUNDUAR…

Ka muaj që duart s’më punojnë
dhe koka më bën dimër tej e tej;
s’e di se nga më vijnë dhe ku shkojnë
ca akuj kallur tinëz nëpër dej.

Çdo ditë gishtërinjtë i flasin nikotinës
ca fjalë uloke…dhe…sot ashtu…si…dje;
aq sa je gati me grusht t’i biesh pasqyrës,
fytyrën tënde ta rrëzosh përdhe.

Mungesa e vetmisë më ka munduar
tani i vetëm ndihem si në morg;
nëse përshesh me kocka më kanë shtruar
as korbit vetë unë nuk i ndolla kob.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult