Dikur ishte një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, ndërsa sot Luljeta Përbasha jeton në skamje dhe në harresë.
Këngëtarja u intervistua nga “Vizioni i Pasdites” duke prezantuar edhe mjerimin dhe skamjen e saj që e shoqëron çdo ditë.
Këngëtarja banon në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit bashkë me bashkëshortin, i cili prej vitesh është i paralizuar.
Realiteti për këtë familje është i trishtë.
60-vjeçarja tregon se jetojnë me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive në fushat e Devollit dhe 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit. Përbasha sqaron se për herë të parë këtë muaj ajo ka arritur të marrë një pension minimal.
“Unë tani kam filluar të marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem?”, rrëfeu mes lotësh këngëtarja./vizionplustv
Intervistën e plotë me këngëtaren, Luljeta Përbasha mund ta shihni duke klikuar në videon më poshtë:
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: SI T’NDIJSHË ERË LUFTE, IK DJALI JEM!
(Himn jetës)
Si t’ndijshë erë lufte, ik djali jem!
Mos ha pallavra n’emër t’dofar kauzash, idealesh,
harroj msimet, predikimet, bindjet, parimet…krisja vrapit e ik!
S’ka luftë t’pashmangshme e as t’domosdoshme, rrena janë ato,
as s’ka luftë t’mirë, t’drejtë, t’pastër… s’ka pasë e s’ka me pasë kurrë.
Lufta është e tmerrshme. Pikë.
Është mizore. Pikë.
Është ferri mbi tokë. Pikë.
Lufta është tregti,
është pazar i madh matrapazësh,
është therrtore e madhe interesash
ku urdhnojnë me ia hangër krytë njani-tjetrit
e kujdesen fort me rujtë bythën e vet.
Lufta është e flliqtë. Pikë.
Si t’ndijshë erë lufte, ik djali jem!
Mos lufto, mos vrajë, mos u ba viktimë…
Krejt n’fund kujt si bahet vonë për ata që vdesin,
për ata që dhunohen a gjymtohen,
për ata që s’gjinden kurrë,
për vorret pa emna e për eshnat pa vorre,
për nanat mbetun qyqe n’themele shpijash t’rrënume
nuset me duvak t’zi e shpirtnat e djegun t’jetimave.
Ik, pashë sytë e mi…
mos ia moho vetes atë ma t’bukrën, Jetën!
Bahu ma i shpejt se era kur sheh dhunë e gjak,
ik se gjithë ja vlenë me jetu, e kurrë s’ja vlenë me vdekë!
Ik, djali i nanës, se budallaku s’ka skej,
ik, se para plumbave jemi krejt t’barabartë,
veç do janë ma t’barabartë se tjertë-
ata që gjithë pshtojnë pa u lagë
tuj pritë me ju gzu lavdit e pushtetit.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult