Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Martin Luther King Jr:

Më shumë se prej shtypjes, vuaj prej heshtjes së botës.

Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi.

Liria ime mbaron ku vazhdon liria juaj.

Në fund, do të kujtojmë jo fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë.

Çasti i duhur për të bërë gjënë e duhur është gjithmonë.

Revolta është gjuha e atyre që nuk u dëgjohet zëri.

Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi, po nuk bëmë asgjë për ta ndryshuar.

Nëse një njeri nuk ka zbuluar diçka për të cilën ia vlen të vdesë, nuk është i denjë të jetojë.

ObserverKult