“Jeta me muzikën është e vështirë”, rrëfehet Kastriot Tusha: Si u bëra pjesë e artit që fëmijë

Tenori i njohur, Kastriot Tusha ka zbuluar se jeta me muzikën është sa e bukur dhe e vështirë, pasi duhet të ndjekësh regjimin e një sportisti. Mirëpo, ai ka theksuar se gjithçka harrohet kur merr duartrokitjet e publikut.

“Është shumë e bukur jeta me muzikë, sepse bëhesh personazh publik, por dhe është e vështirë, sepse është një zanat që i përkushtohesh gjithë jetën, edhe sidomos këngëtarit që do një regjim si sportisti.

Kështu që nuk është ndonjë privilegj shumë i madh. Unë e respektoj regjimin, për shembull, po kthehem pas si solist i Teatrit të Operas, duhet t’i ruhesh kondicionerit, të ftohtit, akulloreve etj, edhe të ngrohtave shumë.

Duhet t’i ruhesh alkoolit, duhanit, si një sportist i mirëfilltë, por normalisht kjo harrohet kur merr duartrokitjet e publikut”, u shpreh ai.

Më tej, i ftuar në “Pas Mesnate”, Tusha ka treguar se si e zbuluan talentin e tij në muzikë, duke thënë se e gjithë familja kishte prirje. Ai zbuloi se mami i binte firzamonikës, babi këndonte shumë mirë, ndërsa vëllai kishte zërin më të bukur.

 “Motra ka qenë iniciatore për të zbuluar talentin tim në muzikë. Ne në përgjithësi në familjen tonë të gjithë këndojmë, të gjithë kanë vesh muzike.

Mamaja ka vesh të mirë për muzikë dhe i ka pasur rënë firzamonikës, si një amatore.

Ndërsa, babai ka pasur zë shumë të mirë, në përgjithësi fis me vesh të mirë. Vëllai shyqyr që nuk vazhdoi për muzikë sepse do të na kalonte të gjithëve ne”, rrëfeu tenori.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


kastriot tusha

Lexo edhe:

KASTRIOT TUSHA: TI, LOTËT O KU PO I FSHEH… (TEKSTI DHE KËNGA)

“Loti si ar” e kënduar nga Kastriot Tusha

Ti zemërthyer po më flet
ti sot unazën po ma kthen

Tekstin e këngës mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult