Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin tjetër.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e dha lajmin gjatë një takimi me të rinj sipërmarrës, të mbledhur bashkë nga YPA Albania.
Ai tha se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.
“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë.
Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.
Veliaj tha gjithashtu se aktivitetet e shumta në kryeqytetin shqiptar kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.
“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinal. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive.
Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, u shpreh Veliaj, transmeton ObserverKult.
JIM BELUSHI, KORÇARI QË NUK TRADHTOI RRËNJËT: TË RRITESHA SI DJALI I NJË EMIGRANTI
“Të rritesh në Çikago si djali i një emigranti nga Shqipëria, e bën interesante kur kthehem në kohë dhe kuptoj se si ka ndikuar tek unë”.
Nuk janë fjali dosido, por të thëna nga një nga aktorët e famshëm të Hollywood, Jim Belushi…
Jim Belushi është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses. Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë.
“Në vitin 2007 pata fatin të isha e ftuara speciale e Kishës Ortodokse Shqiptare”, shton ai.
“I dua rrënjët e mia – siç mund ta shihni, festimet u bënë më të bukura gjatë asaj nate”, duke iu referuar edhe postimeve… Jim Belushi ka lindur në Çikago nga dy prindër emigrantë nga Korça.
Fillimisht ai u bë i njohur si vëllai i aktorit të së shtunës Live Live, John Belushi, pas së cilës arriti të ndërtojë një karrierë të tijën.
Projektet e tij më të famshme janë sitcom “Accordin to Jim” (2001-2009), SNL (1983-1985), Wild Palms (1993), Shoë Me a Hero (2015) dhe Tëin Peaks (2017)…
Por, natyrisht, shqiptarët e vlerësuan më së shumti edhe te filmi “Blues Brothers”…
Biografia
Ai lindi në Humboldt Park, një lagje e Çikagos, nga Adam Anastos Belushi dhe Agnes Demetri Samaras, të dy me origjinë shqiptare (babai me origjinë nga Korça i emigruar në 1934, e lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër emigrantë).
Babai i tij filloi të punonte si shitës dhe disa vite më vonë hapi dy restorante. Jim Belushi ka marrë në vitin 2008 nderin e Nderit të Kombit nga Shqipëria. Shtet i së cilës është shtetas që prej vitit 2009.
Belushi është martuar tre herë dhe ka tre fëmijë. Ai ishte i martuar nga viti 1980 deri në 1988 me Sandra Davenport. Me të cilën në vitin 1980 pati një djalë, Robert James.
Midis 1990 dhe 1992 ai ishte i martuar me aktoren Marjorie Bransfield. Që nga 2 maj 1998 ai është martuar me gruan e tij të tretë, Jennifer Sloan. Me të cilën pati një vajzë, Jamison Bess në 1999 dhe një djalë, Jared James në 2002. Më 5 mars 2018, Sloan bëri kërkesë për divorc nga Belushi.
Përgatiti: ObserverKult