Jim Morrison: Fundi (teksti dhe kënga)

Ky është fundi, miku im i bukur,
Ky është fundi, miku im i vetëm,
Fundi
i planeve tona t’përsosura,
Fundi
i çdo gjëje mbi tokë,
Në fund,
Nuk ka shpëtim apo befasi,
Fundi,
më s’do shoh në sytë e tu, përsëri.

A e përfytyron si do të jetë,
kaq e pamatë dhe pakufi
në nevojë të pashpresë,
në dorë të huaj,
në një tokë të dëshpëruar.

Humbur në shkretëtirën romane të dhimbjes,
dhe gjithë fëmijët janë budallenj,
duke pritur shirat e verës.

Është një rrezik në zemër të qytetit,
përshko autostradën e Mbretit.
Skena misterioze në minierën e arit
përshko autostradën në përëndim, e dashur.

Kalëro gjarprin
drejt liqenit.
Liqen i vjetër,
gjarpri është i gjatë, shtatë milje.
Kalëro gjarprin,
ai është i moçëm,
ka lëkurë të ftohtë.

Perëndimi është më iI miri,
ejani këtu, pastaj e dimë ne.
Autobusi blu po na fton,
Shofer , vallë ku po na çon?

Vrasësi u ngrit para agimit,
ai veshi çizmet.
Vështroi thellë nga galeria e lashtë
dhe ai eci përgjatë korridorit.

Ai hyri në një dhomë,
ku e motra jetonte, dhe pastaj
vizitoi të vëllanë
dhe pastaj,
eci më tej në korridor.

Dhe erdhi te një derë,
dhe vështroi brenda,
“Baba?”
“Po, bir?”
“Dua të të vras,
Nënë dua të të palloj”.

Eja, e dashur,
kape këtë rast me në!
Eja dhe na tako,
në fund të autobusit blu.
Eja, oh. Po!

Ky është fundi, miku im i bukur,
Ky është fundi, miku im i vetëm,
Fundi,
Sa më dhemb të të lë të lirë,
Port ti kurrë s’do më ndjekësh,
fundi i qeshjeve dhe mashtrimeve të buta
Fundi
I netëve ku deshëm të vdisnim.
ky është fundi.

Te kënga ‘Fundi”, Morrisoni interpreton një lloj të teatrit-rok, si jehonë e konceptit edipik të incestit dhe vrasjes. Vrasja e babait personifikon zhdukjen e të gjitha gjërave që nuk të përkasin.
Frymëzimi për “Fundin” i erdhi nga vepra e Niçes, “Lindja e Tragjedisë”. Një tjetër persiatje e “Fundit” lidhet me vdekjen e vetëdijes njerëzore, ashtu siç e perceptojmë ne botën – një lloj vdekjeje që Xhimi po përjetonte për së gjalli… një shkrirje e çdo gjëje që ka qenë, është dhe do të jetë; kur universi do na shpaloset ashtu siç është me të vërtetë.
“The end” bën pjesë në kolonën zanore të Apocalypse Now (1979), film i famshëm i regjisorit të njohur Francis Ford Coppola. 
Variantin që gjeni më poshtë e ka përkthyer Genc Muçollari, botuar brenda kopertinave të librit “Xhim Morrison-Ky është fundi”,  nga Shtëpia Botuese “Albas”. / ObserverKult