Jim Morrison: Vetëm duke menduar për ty

Duke shikuar dallgët rrokullisur në oqeanin blu
Me një buzëqeshje në fytyrën time vetëm duke menduar për ty
Kujtimet e ëmbla, momentet e ëmbla që kemi ndarë
Më përkëdhelin si fllad i butë që mbush ajrin
Ndjenja e dashurisë që kam kur mbaj dorën tënde
Natë vere kur ecë në rërë
Valët që derdhen mbi shkëmbinjtë përgjatë vijës bregdetare
Më sjellë lot në sytë e mi duke e ditur që je imja
Ndarja e një dashurie si e jona, zemra ime e lumtur psherëtin
Duke shikuar retë vjollcë që lundrojnë shkujdesshëm.

Përktheu: Veron Dobroshi

ObserverKult


Lexo edhe:

MORRISON: DUA TË KTHEHEM FËMIJË SEPSE GJUNJËT DHEMBIN MË PAK SE NJË ZEMËR E THYER…

Jim Morrison mbetet një nga yjet më legjendar dhe misterioz të rock-ut të të gjitha kohërave.

Odet e tij elokuente ndaj rebelimit, të vendosura në muzikën e Doors, frymëzuan breza të rinjsh. Kryesisht ata të pakënaqurit që gjetën në tekstet e tij një artikulim të gamës së tyre të emocioneve.

Për shkak të teksteve të tij poetike, zërit të veçantë, personalitetit të egër, performancave dhe rrethanave dramatike, që rrethojnë jetën dhe vdekjen e tij të hershme, Morrison konsiderohet nga kritikët e muzikës dhe fansat, si një nga frontmenët më ikonë dhe me ndikim në historinë e muzikës rock.

Njihej për improvizimin e pasazheve të poezisë së folur ndërsa grupi luante drejtpërdrejt.

Një lexues i pangopur që në moshë të re, Morrison u frymëzua veçanërisht nga shkrimet e disa filozofëve dhe poetëve. Ai u ndikua nga Friedrich Nietzsche, pikëpamjet e të cilit mbi estetikën, moralin dhe dualitetin apolonian dhe dionizian do të shfaqeshin në bisedën, poezinë dhe këngët e tij.

ObserverKult ua sjellë disa nga thëniet e tij më të njohura:

Njerëzit mendojnë se janë të lirë, por janë të lirë vetëm ta mendojnë.

Ëndrrat janë si yjet, mjafton të ngresh shikimin e janë gjithnjë aty.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU