Në 12:45 të pasdites së 18 shtatorit 1970, dr. John Bannister, mjek në spitalin “St Mary Abbot” në Londër dha lajmin që shokoi mbarë botën, ai deklaroi vdekjen e kitaristit, Jimi Hendrix.
Dhjetë ditë më vonë, pasi u krye autopsia u përcaktua dhe shkaku i vdekjes… ishte asfiksia: Hendrix ishte mbytur në gjumë nga të vjellat, shkaktuar nga një mbidozë ilaçesh qetësuese.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e provave të qarta, verdikti mbi vdekjen e njërit prej gjenive të muzikës së shekullit të 20-të mbeti i hapur.
James Marshall Hendrix, përgjithmonë Jimi, në vitin kur ai ndërroi jetë do të mbushte 28 vjeç. Ashtu si jeta e tij dhe vdekja e tij e parakohshme është e mbështjellë me mister.
Teza e konspiracionit për vdekjen e këngëtarit është: James “Tappy” wright, menaxher i Mike Jeffrey, shkruan në librin e tij në 2009-ën, se Jeffrey ka paguar 2 milion $ për sigurimin shëndetësor të kitaristit dhe si përfundimisht, e vrau atë, duke paguar një bandë që e detyroi të gëlltiste droga të ndryshme që e çuan drejt vdekjes, transmeton ‘konica.al’.
Atë natë të mallkuar, ai do të kishte edhe bashkëpunimin, me dëshirë ose jo, e Monika Danneman-it, gruas me të cilën kaloi natën e tij të fundit.
Çfarë është e sigurt, është se Jimi Hendrix është një nga viktimat e një biznesi të paskrupullt, që, falë kontratave e shfrytëzoi atë pa mëshirë, duke e detyruar në një rutinë të lodhshme koncertesh.
Kanë kaluar gjysmë shekulli nga vdekja e tij dhe muzika e Jimi Hendrix ka mbetur aktuale: edhe sot, pak njerëz e vënë në dyshim faktin, se ai ishte kitaristi më i madh në historinë e rokut.
Karriera e tij, zgjati vetëm katër vjet, por është një dritë verbuese për të gjithë yjet.
Tri albumet e para, janë kryevepra: së bashku me Experience, Mitch Mitchell në bateri dhe Noel Redding në bas, ai regjistroi në 1967, në më pak se një vit ” , “Are You Experienced”,”, një nga debutimet më të mëdha ndonjëherë dhe “Axis: Bold As Love””.
Më pas, në vitin 1968, ai regjistroi albumin e fundit në studio, dyshen “Electric Ladyland”. Në 1967-ën, Amerika ende nuk e njihte atë: Paul Mccartney, ishte ai që e rekomandoi për organizatorët e festivalit “Monterey”.