
Titulli për piktorin më të pasur në histori i atribuohet Tician Vecellio-s, mjeshtrit të madh të Rilindjes italiane, i cili nuk u shqua vetëm për artin e tij, por edhe për aftësitë e jashtëzakonshme financiare. I lindur rreth viteve 1488–1490 dhe i ndarë nga jeta në vitin 1576, Ticiani ndërtoi një pasuri që, sipas vlerësimeve moderne, do të vlente sot dhjetëra miliona euro.
Ndryshe nga shumë artistë të kohës së tij, Ticiani nuk u mjaftua me rolin tradicional të piktorit të oborrit. Ai e trajtoi karrierën si një sipërmarrje të mirëfilltë tregtare. Ndërsa pikturonte kryevepra për papë dhe perandorë, duke filluar nga Pali III deri te Karli V, artisti venecian, ishte shumë i aftë në negocimin e kontratave faraonike dhe në marrjen e pagesave paraprake nga klientët e tij.
Të ardhurat e konsiderueshme nga arti ai i investoi me zgjuarsi në toka dhe aktivitete tregtare, duke treguar një largpamësi biznesi të rrallë për kohën. Falë kësaj strategjie, Ticiani jetoi në luks, i panjohur për shumicën e artistëve të kohës dhe arriti të grumbullojë një pasuri të madhe, si në para ashtu edhe në prona të paluajtshme.
Në pothuajse nëntëdhjetë vjet jetë, një moshë e jashtëzakonshme për kohën, ai siguroi një pasuri të që sot do të vlente disa dhjetëra miliona euro, duke u bërë artisti më i pasur./a2cnn
ObserverKult
Lexo edhe:






