Jo vetëm në jetë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të ribashkohen edhe për një film pas 20 vjetësh

jennifer

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film.

Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles.

Robles ishte një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.

Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i mëparshëm, “Gigli” i vitit 2003, nuk u prit mirë.

Por duket Affleck është i emocionuar që do të punojë sërish me JLo-në, tanimë gruaja e tij.

Filmi s’ka ende një datë zyrtare të publikimit, por fansat janë emocionuar që tani./tirananews.al

ObserverKult


ime ben affleck and jennifer lopez

Lexo edhe:

PAS 2 DEKADASH, JENNIFER LOPEZ ZBULON SE ÇFARË NDODHI PARA MARTESËS SË SAJ ME BEN AFFLECK

Një çrregullim ankthi për pak i kushtoi Jennifer Lopez-it martesën me të dashurin e saj Ben Affleck. Kjo pasi që ajo zbuloi se anulimi i parë i martesës së tyre ishte shumë traumatik për të.

Çifti i njohur po përgatiteshin të martoheshin në vitin 2003, pasi kishin ftuar të gjithë të dashurit e tyre dhe duke iu afruar shumë datës së dasmës, kur papritmas vendosën të ndaheshin dhe të anulonin ceremoninë. 

Siç ka deklaruar edhe në të kaluarën Lopez, kjo ishte edhe një nga fazat më të vështira të jetës së saj, me ndarjen nga Affleck dhe anulimin e dasmës, duke e lënduar shumë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult