John Legend dhe Kelly Clarkson sjellin versionin e ri të “Baby, It’s Cold Outside”

Bëhen bashkë John Legend dhe Kelly Clarkson Superyjet John Legend dhe Kelly Clarkson bashkëpunuan për versionin e ri të “Baby, It’s Cold Outside” me një tekst të përditësuar nga origjinali.
Fituesit e Grammy, John Legend, 40-vjeçar dhe Kelly Clarkson, 37-vjeçar, sollën një version modern të këngës së vjetër.
Dyshja publikuan interpretimin e ri të “Baby, It’s Cold Outside” në orët e para të 7 nëntorit. Ndonëse teksti është ndryshuar, melodia është e njejta.

Baby, It’s Cold Outside” është një këngë e shkruar nga Frank Loesser në 1944, e cila u popullarizua shumë në vitin 1949, kur u performua në filmin “Neptune’s Daughter”. Ani pse teksti nuk ka ndonjë lidhje me festat, konsiderohet si këngë e Krishtlindjeve