Nga Jorge Luis Borges
Mendoj se fraza “leximi i detyrueshëm” është një marrëzi; leximi nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Është njësoj si të thuash kënaqësi e detyrueshme. Por a ka kënaqësi të detyrueshme? Kënaqësia është diçka që kërkohet.
Apo lumturi e detyrueshme! Ne lumturinë gjithashtu e kërkojmë. Unë kam qenë profesor i letërsisë angleze për njëzet vjet në Fakultetin Filozofik dhe të Letrave të Universitetit të Buenos Aires dhe gjithmonë i kam këshilluar studentët e mi: nëse një libër ju mërzit, lëreni; një libër mos e lexoni nga që është i famshëm, nga që është modern, apo nga që është i vjetër.
Nëse një libër është i mërzitshëm për ju, lëreni së lexuari; qoftë ai libër Parajsa e Humbur – për mua nuk është i mërzitshëm – ose Don Kishoti – për mua gjithashtu nuk është i mërzitshëm. Por nëse ka një libër të mërzitshëm për ju, mos e lexoni; ai libër nuk është shkruar për ju.
Leximi duhet të jetë një nga format e lumturisë, prandaj dua t’ua lë lexuesve si një amanet të mundshëm – amanet që nuk kam ndërmend ta shkruaj: lexoni shumë, pa u trembur nga reputacioni i autorëve, vazhdoni të kërkoni një lumturi personale, një kënaqësi personale. Është e vetmja mënyrë për të lexuar.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
————————————-
LEXO EDHE:
KUSH ËSHTË GRUAJA QË ‘JA MORI’ ZEMRËN, JORGE LUIS BORGESIT?
Për një admirues të Jorge Luis Borgesit, shkrimtarit dhe poetit të madh argjentinas, ikonë e letërsisë së shekullit të 20-të, të shëtisë në universin intim, të bisedojë me vejushën e tij, Maria Kodama, është si të kridhesh sërish në hovin e veprës së admiruar.
Në një fotografi, Jorge Luis Borges përkëdhel devenë, që duket sikur i hungërin kamerës. Njërën dorë e shtrëngon pas krahut të udhërrëfyesit egjiptian, veshur me një xhaketë gri, kravatë, flokët e thinjura shprishur nga era…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU