Borges: Kam kryer më të tmerrshmin e mëkateve, s’isha i lumtur…

Jorge Luis Borges

Poezi nga Jorge Luis Borges

Kam kryer më të tmerrshmin e mëkateve
Që njeriu mund të kryejë. Nuk kam qenë
I lumtur. Akullnajat e harrimit
Pa mëshirë më gllabërofshin.

Prindërit më lindën për lojën
Rrezikzezë e të bukur të jetës,
Për dheun, ujin, ajrin e zjarrin.
Por i zhgënjeva, nuk qeshë i lumtur.

Shpresat e tyre rinore nuk u përmbushën.
Ia blatova mendjen çështjeve
Simetrike të artit dhe çikërrimave të tij.

Atë më deshën trim. Po trim unë s’qeshë.
Kurrë s’më braktis. Ngaherë bri meje
Ajo hije prej burri të trishtë.

Përktheu: Azem Qazimi

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

KËSHILLË E BORGESIT: MOS U NGUTNI TË BOTONI!

KUSH ËSHTË GRUAJA QË ‘JA MORI’ ZEMRËN, JORGE LUIS BORGES?

JORGE LUIS BORGES: LIBRI ËSHTË ZGJATIM I KUJTESËS DHE IMAGJINATËS!

JORGE LUIS BORGES: LAMTUMIRA

borges

Mes dashurisë sime dhe meje do të ngrihen
treqind net si treqind mure,
dhe deti mes nesh një magji do të jetë.

S’do të ketë asgjë veç kujtimeve.
Ah buzëmbrëmje që vlejtën vuajtjen,
net të shpresuara për të të parë,
fusha të udhës sime, kube e qiellit
që po shoh dhe po humbas…
Përfundimtare si mermeri
të tjera buzëmbrëmje do të trishtojë mungesa jote.

Shqipëroi: Erion Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: KJO ËSHTË DORA QË LEDHATONTE DIKUR FLOKËT E TU…

Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: AMANETI QË DUA T’JU LË LEXUESVE…

borges është libri dashuria poezi nga borges
Jorge Luis Borges

Nga Jorge Luis Borges

Mendoj se fraza “leximi i detyrueshëm” është një marrëzi; leximi nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Është njësoj si të thuash kënaqësi e detyrueshme. Por a ka kënaqësi të detyrueshme? Kënaqësia është diçka që kërkohet.

Apo lumturi e detyrueshme! Ne lumturinë gjithashtu e kërkojmë. Unë kam qenë profesor i letërsisë angleze për njëzet vjet në Fakultetin Filozofik dhe të Letrave të Universitetit të Buenos Aires dhe gjithmonë i kam këshilluar studentët e mi: nëse një libër ju mërzit, lëreni; një libër mos e lexoni nga që është i famshëm, nga që është modern, apo nga që është i vjetër.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult