Jorge Luis Borges: Kurthi

Jorge Luis Borges

Tmerri i tij i vërtetë ishte, kur Qezari, tek këmbët e statujës, i rrethuar dhe i goditur prej thikave të pandalshme të miqve, mes fytyrave dhe teheve zbulon atë të Mark Brutit, të preferuarit të tij, e pse jo birit të tij, dhe atëherë dorëzohet e thërret: “Tu quoque, Brute, fili mi?” (Edhe ti, Brut, biri im?!); një klithmë patetike kjo që e kanë rrokur Shekspiri dhe Kevedoja.
Fatit i pëlqejnë përsëritjet, variantet, simetritë; nëntëmbëdhjetë shekuj më vonë, në jug të provincës së Buenos Airesit, një fshatar sulmohet nga disa fshatarë të tjerë dhe, kur rrëzohet, njeh birin e tij të adaptuar dhe i thotë me qortim të butë dhe habi të plogët (këto fjalë duhen dëgjuar, jo lexuar): “Pero, che!” (Edhe ti, ore?!). Pastaj e vrasin dhe ai nuk e di se po vdes që të përsëritet një skenë.

Përktheu: Bajram Karabolli

LEXO EDHE: Jorge Luis Borges: Libri është zgjatim i kujtesës dhe imagjinatës!