Presidenti shqiptar vlerësoi në 70-vjetorin e lindjes filologun, historianin dhe përkthyesin Jorgji Qirjako.
Atij iu nda titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin:
“Në vlerësim të veprës së palodhur e të çmuar si përkthyes veprash politike, shoqërore dhe letërsi artistike.
Dhe të kontributeve të spikatura në ekspeditat arkeologjike, etnografike dhe folklorike në Kolonjë.
Duke i përfaqësuar me dinjitet dhe lartësuar vlerat e tyre të rrallë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me mirënjohje për evidentimin e traditave atdhetare, kulturës popullore ”.
Pjesë nga fjala e Ilir Metës:
Për rreth 25 vjet, zoti Qirjako udhëhoqi veprimtarinë kulturore dhe artistike në rrethin e Kolonjës.
Duke dhënë një kontribut të veçantë, në drejtimin dhe organizimin e ekspeditave arkeologjike, etnografike dhe folklorike.
Si dhe në përfaqësimin me dinjitet të grupeve përfaqësuese të Kolonjës në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai ka sjellë në shqip autorë me famë botërore si Henry Kisinger, Fukuyama, Huntington, botime të rëndësishme akademike tekstesh universitare…