Poezi nga Jorgo Bllaci
Kur padashur humbas ndër kujtime,
Mos më shih me trishtim e mërzi,
Mos m’u ngrys, moj e bukura ime,-
Koha shkon e më s’kthen përsëri.
Po nga mjegull’ e kohës së ikur,
Ndodh që shpesh ndonjë zë na jehon
Mallëngjenjës, i largët, i mbytur,
Dhe padashur në shpirt na trishton.
ObserverKult
Lexo edhe:
Jorgo Bllaci: Kujt t’i flas? Kush për mua kujtohet?
Në tetor, kur prarohen korijet,
Nëpër trup një rrëqethje më shkon;
Shkrifem krejt e i ngjaj një fëmije,
Që m’i vogli ngacmim e trishton.
Nis kujtoj e të hidhurit lotë
Nuk gjej forca në shpirt t’i përmbaj…
Si s’e kam një të afërm në botë,
Që me të gjithë dertet t’i ndaj?
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU
lexo edhe
BASHKËSHORTJA KUJTON TEODOR KEKON: ERDHA SOT NË ATË QË QUHET BANESA E FUNDIT…
Nga: Xhuli Keko
Dua të besoj…
Vij në shtëpinë tonë në Tiranë e s’të gjej, shkoj në shtëpinë e prindërve të tu (si dikur studentë) e s’të gjej, shkoj në Holandë te fëmijët e nuk je aty (megjithëse i mishëruar tek të dy).
Erdha sot në atë që quhet banesa e fundit, siç në çdo përvjetor tëndin e s’dua që s’dua të besoj se je aty.
Shpesh dua të besoj që jam ende në një ëndërr të frikshme që po zgjat kaq shumë, plot 20 vjet.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult