Jorgo Bllaci: Moj e bukura ime

Kur padashur humbas ndër kujtime,
Mos më shih me trishtim e mërzi,
Mos m’u ngrys, moj e bukura ime,-
Koha shkon e më s’kthen përsëri.

Po nga mjegull’ e kohës së ikur,
Ndodh që shpesh ndonjë zë na jehon
Mallëngjenjës, i largët, i mbytur,
Dhe padashur në shpirt na trishton.