Jorgo Bllaci: Pse po dridhesh, e dashur?

Poezi nga Jorgo Bllaci

Pse po dridhesh, e dashur? S’je n’ëndërr,
Po në krahët e mi përsëri!
Si ke mbetur kështu kaq e ëmbël,
Kaq e dhembshur, si dje në rini?

Foshnje e gjorë, përse të dha fati,
Një të dashur, si unë, pa mend,
Që veç ngeci në gracka mëkati
Dhe u thinj e s’u gdhend që s’u gdhend?

Ah, jam unë i përhumbur si n’ëndër
Këtë çast e po dridhem nga ti…
Si ke mbetur kështu kaq e ëmbël?
Si ke mbetur kështu kaq fëmi?

ObserverKult


derridën jorgo bllaci marie magdalenën

Lexo edhe:

JORGO BLLACI: LAMTUMIRË, O MËMË E MJERË

Dëgjo ç’thonë gjethet më të rënë,
Këtë natë vjeshte me stuhi:
“Lamtumirë, e shtrenjta degë mëmë, –
Tokë e ftohtë po na merr në gji!

Ah, moj tokë, tokë! Kur bleronim
E të bënim fllade plot hare,
Ti na deshe, se të hijeshonim...
Po tani? Medet, të ngratat ne!

Na këput nga dega erë e fortë.
Ah, moj erë, pse kështu po fryn?
Mirë toka, që na pret e ftohtë,
Po ti pse me kaq rrëmbim na shtyn?

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

JORGO BLLACI: SI TI DHE UNË DIKUR KAM DASHURUAR

Mos më lëndo pareshtur me sytë e tu mitarë ,
Më ngrys, moj vogëlushe, vështrimi yt gazmor!
Sikur ta dish që unë jam fishkur e jam tharë,
Do të të therte ndoshta diku në kraharor.

Kështu si ti dhe unë dikur kam dashuruar,
I njoha ëndërrimet e brengat plot mundim,
Po erdh një ditë e mbeta fatkeq e i vetmuar;
Sa lotë pikëllimi kam derdhur në lëngim!

Poezinë e plotë e gjeni KËTU