Jorgo Papingji- poeti i këngëve të bukura

Nga libri-album i studiuesit të fotografisë Qerim Vrioni “Miq në 50 foto”, ku imazhet janë shoqëruar me përshkrimet e çasteve të fotografimit dhe jetëshkrimit të personazheve të përzgjedhura nga bota e artit dhe kulturës, kemi zgjedhur për ju, prezentimin që z. Vrioni ia ka bërë poetit dhe tekstshkruesit të njohur, Jorgo Papingji, i cili dje u nda nga jeta.

Ju ftojmë ta lexoni historinë e fotografisë:

Po të pres te vendi rreth orës 10:00 – më tha atë mëngjes janari Jorgo Papingji (Vlorë, 1942) në telefon. Vendi ishte bari afër shtëpisë së tij, ku ai shkonte çdo ditë për kafe dhe për t’u takuar me shokë e miq, por njëkohësisht e kishte edhe si vendpune.

Nga Qerim Vrioni

Jorgoja kreu në vendlindje edhe pak vite shkollë, mandej u zhvendos me familje në Tiranë, ku mbaroi studimet e larta për mësues fizike, profesion që e ushtroi mbi njëzet vjet.

Më pas ai drejtoi një Shtëpi Pioneri në Tiranë, me ç’rast atij iu desh të merrej edhe me muzikë.

Bash te një nga dy komponentët e një kënge, tekstin, ai gjeti veten. Kështu, ai u kthye shpejt në një nga poetët e këngës me më shumë çmime në Festivalet e Këngës në RTSH.

Pronari i lokalit të zgjedhur, duke vërejtur se Jorgoja nuk e ndryshonte tryezën e kafes, si dhe duke shikuar numrin e madh të miqve të tij, vendosi një karton të vogël mbi të me mbishkrimin: “E rezervuar për Jorgo Papingjin”.

Ai karton i vogël, jo vetëm të zotit i ngjallte kënaqësi, por edhe neve shokëve e miqve që pinim kafe aty.

Shpesh miqtë i sugjerojnë që t’i përmbledh tekstet e këngëve të tij, që sipas Jorgos, bëheshin rreth 3000, në një libër. Ai kundërshton: Librin do ta lexojnë vetëm njerëzit e shkolluar, ndërsa këngën e dëgjojnë të gjithë, pa dallim niveli arsimor dhe kjo më jep shumë kënaqësi.

Gjithsesi, edhe në shoqëri të miqve, nganjëherë ai ndërpriste gjerbjen e kafesë, nxirte fleta të vogla nga xhepi dhe shkruante.

Nuk përdorte bllok si të tjerë, huq poeti… Po çfarë shkruante? Një plotësim strofe që nuk e kënaqte, ose një titull të ri për subjekt kënge.

Edhe atë ditë sapo u ul, pa hequr pallton, natyrisht pa filluar kafen, nxori nga xhepi letrën e nisi të shkruaj. Si duket diçka e kish ngacmuar rrugës për te bari. Kur e mbaroi nisi ta lexoj për vete.

Përfitova dhe, pasi kisha bërë gati aparatin i fola, e ndërsa ai më shikoi disi i habitur për ndërprerjen, shkrepa aparatin, ku futa edhe pakënaqësinë e tij të çastit.

Ishte viti 2017.

ObserverKult


jorgo papingji

Lexo edhe:

S’MERR PENSIONIN PREJ 8 VITESH, “MJESHTRI I MADH” JORGO PAPINGJI QAN NË STUDIO: MË KA NGELUR PENG, PAS VDEKJES JEPET?

Prej tetë vitesh “Mjeshtër i Madh”, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

I ftuar në një intervistë tek “Vizioni i Pasdites”, Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai u shpreh:

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra , fleta nderi, fleta lavdërimi. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult