Juliette Drouet, gruaja që sakrifikoi gjithçka për Victor Hugon

Nga Albert Vataj

Ajo ishte një nga gratë më të rëndësishme të jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh.

Vinte nga një fëmijëri e vështirë dhe një rini e shpenguar, me historira dashurie dhe lidhje pasiononte që e përgojuan. Tipike e kurtizaneve pariziene, por që gjithçka e saj që mbeti ishte gati 5 dekada në jetë me Hugo-n.

Edhe pse e shkuara ju vu nga pas si një hije e zezë, ajo vezullonte në misionin e shërbestares së një gjiganti që erdhi si i tillë, ndoshta edhe përmes, zemrës, duarve dhe vullnetit të saj, për t’i shërbyer plot devocion dhe përkushtim.

Hugo mbase nuk do të mund të vinte tek ne me gjithë madhështinë e penës dhe shpirtit të tij pa këtë grua, pa ndihmën dhe ofrimin sakrifikues të saj.

Juliette Drouet u lind më 10 prill 1806 për t’u shuar më 11 maj 1883. Ishte një aktore franceze. Ajo e braktisi karrierën e saj në skenë, pasi u bë e dashura e Victor Hugo, të cilit i shërbente si sekretare dhe shoqëruese në udhëtim.

Juliette e shoqëroi Hugo për gati pesëdhjetë vjet dhe i shkroi 22 mijëra letra gjatë gjithë jetës së saj.

Jetime nga nëna disa muaj pas lindjes së saj, pa baba mbeti një vit më vonë Juliette Drouet me vëllain dhe dy motrat e saj shkuan në një manastir në Fougères, përpara se të rritej nga xhaxhai, René-Henry Drouet.

Atje ajo studioi në shkollën fetare të konviktit të kanuneve të Saint-Augustin në Saint-Mandé nga viti 1816 deri Më 1821.

Rreth vitit 1825, u bë zonja e skulptorit James Pradier, i cili ndoshta e përfaqësonte atë në statujën që simbolizon Strasburgun, place de la Concorde në Paris midis 1836 dhe 1846.

Juliette Drouet ka një fëmijë me të, Claire, një vajzë që do ta njohë dy vjet më vonë. Ajo filloi një karrierë si aktore në Théâtre du Parc në Bruksel, më pas në Paris. Në atë kohë mori mbiemrin e xhaxhait të saj.

Aktore pa ndonjë talent të spikatur, u fishkëllye nga publiku në premierën e Marie Tudor, 6 nëntor 1833 dhe e pa performancën e saj të dobët tre ditë më vonë, “të kryqëzuar” nga kritika, në Courrier des Theâtres.

Megjithatë, ajo është një bukuroshe e hedhur që josh shumë burra, përfshirë edhe kontin Anatole Demidoff, me të cilin kaloi në Itali një idil të zjarrtë pasioni.

E cilësuar nga ata që e njihnin, si e pavarur, impulsive dhe gjaknxehtë, ajo konsiderohej gjithashtu nga shoqëria pariziane si një kurtizane tipike që vishej shkëlqyeshëm, shpenzonte para pamëshirshëm dhe ishte jashtëzakonisht e bukur.

Drouet kishte sy të shndritshëm, një hundë të imët, një gojë të vogël dhe buzë të kuqe flakë. Gjithë këto tipare të vendosura në një fytyrë ovale, të përshtatur nga një masë flokësh blu në të zi.

Në vitin 1833, ndërsa luante rolin e Princeshës Négroni në produksionin skenik Lucrezia Borgia, ajo u takua me Victor Hugo, gruaja e të cilit Adèle kishte një lidhje me kritikun Sainte-Beuve.

Roli i saj i fundit në skenë ishte i Lady Jane Grey në Marie Tudor, të Hugo më 1833, pas së cilës ajo braktisi karrierën e saj teatrale dhe ia kushtoi pjesën e mbetur të jetës të dashurit të saj. Ajo u bë sekretare dhe shoqëruese e Hugos.

Për shumë vite ajo u detyrua të bënte një jetë të mbyllur, duke e lënë shtëpinë vetëm në shoqërinë e tij. Më 1852, ajo e shoqëroi Hugon në mërgimin e tij në Jersey, dhe më pas në vitin 1855 në Guernsey.

Ajo i shkroi atij mijëra letra gjatë gjithë jetës, të cilat dëshmojnë për talentin në të shkruar, sipas Henri Troyat, e cila shkroi biografinë e saj në vitin 1997.

Çdo vit, nga 16 shkurt 1834 deri më 1883, ata festonin përvjetorin e natës së parë që kishin kaluar së bashku.

Victor Hugo madje e futi këtë anekdotë personale në “Të mjerët”, te nata e dasmës së Marjus dhe Kozeta, që jo rastësisht zhvillohet në të njëjtën datë.

Juliette Drouet vdiq në Paris më 11 maj 1883 në moshën 77-vjeçare.

Familja dhe të afërmit, i’a privuan Victor Hugo-s të merrte pjesë në funeralin e Juliette nga shqetësimi për atë që mund të thoshin njerëzit.

Në fund të fundit ky ishte Parisi i asaj kohe, ky ishte mentaliteti, kësisoj vinte rregullat dhe kanunet morali puritan.

Ndoshta Hugo, megjithëse në moshë të thyer, u tregua i pazoti të ndeshej me botën e paragjykimeve, të i ishte mirënjohës asaj që sakrifikoi gjithçka për të dhe ai pranoi të mos i lejohej të ishte prezent në lamtumirën e fundit.

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS SUKSESIT TË SHFAQJES, ORGANIZOHET PRITJE PËR DRAMATURGUN, ODISE PLAKU, NË AMBASADËN SHQIPTARE NË GREQI

Ambasada shqiptare në Greqi ka shënuar eventin e parë për këtë vit  duke promovuar dramaturgun Odise Plaku, i cili së bashku me aktoren Georgia Zoi dhe regjisoren Giota Koundouraki ngjitën në skenë veprën dramatike “Amber Alert.”

I pranishëm në këtë takim ishte dhe Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës z. Fitim Gllareva.

Në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja znj. Luela Hajdaraga ka vlerësuar vënien në skenë të kësaj vepre, si e para e një autori shqiptar në Greqi. Njjë vepër kjo e cila u duartrokit gjatë dhe u vlerësua nga publiku shqiptar dhe grek.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ELIDA RUSTA: KËTU PREHET NJI ZEMËR

Këtu prehet nji zemër, poezi nga Elida Rusta

Përditë m’shkon mendja
me ja bá funeralin zemrës,
me shkrue mbi drrasë të vorrit të saj:
” Këtu prehet nji zemër e plasun,
e pádobishme”
…e me u kthye në shpi pá zemër.
Përditë dal prej murit ku më mban n’dry vetja
e largoj frikën,
shoh si due,
ashtu ndriçueshëm prej lirisë.
Sytë e bezdisshëm e kureshtarë të botës,
nuk i shkeli,
nuk i përçmoj.
Unë eci
ata vijnë zhagas.
Nuk mbushet vetja me jargët e zvarritësve.
Kam qejf me u dehë,
me ken’ gru e pikëllueme,
S’due me shtyp,
as me lëndue.
Ata që m’kapen mas themre,
kqyrin prej poshtë
aty mbesin,
jam msue me miza që sillen rreth drite.
Kam me dekë ndoj ditë,
kam me dekë vetë
e dehun poshtë dritares së shpirtit tand.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult