Zhvishëm, por jo si gjithë burrat…/ Këndon Juliette Gréco (teksti në shqip)

Ikona e muzikës franceze, Juliette Gréco, është ndarë nga jeta më 23 shtator 2020, në moshën 93-vjeçare.
E lindur më 1927, Gréco bëri fillimisht famë duke kënduar në klubet e natës të Saint-Germain-des-Prés në Paris. E cilësuar si “Gruaja me të zezë” për shkak të veshjes, Juliette Gréco u bë muzë për filozofët dhe shkrimtarët.

Përderisa Jean-Paul Sartre shkroi tekste të këngëve të saj, Juliette Gréco këndonte poezitë dhe tekstet e Raymond Queneau, Robert Desnos, Jacques Prévert, Simone de Beauvoir dhe Albert Camus.

Juliette Gréco bëri karrierë edhe në kinema, ku aktroi me Jean Cocteau, Ingrid Bergman, Orson Welles dhe Ava Gardner.

E martuar tri herë, ajo pati një lidhje të gjatë me borizanin e xhazit Miles Davis.

ObserverKult sjell në shqip një nga këngët e saj më të famshme: “Déshabillez-moi”:

Zhvishëm!

Zhvishëm, zhvishëm,
Po, por jo menjëherë,
Jo shumë shpejtë.

Di t’më lakmosh,
T’më dëshirosh,
T’më rrëmbesh.

Zhvishëm,zhvishëm,
Por jo si gjithë burrat,
Me shumë nxitim…

Fillimisht,
shikimi gjatë preludit
t’mos jetë i vrazhdë
as i përhumbur.

Përpimë me sy,
Por me maturi,
T’mësohem,
pak nga pak …

Zhvishëm, zhvishëm.
Po, por jo menjëherë,
Jo shumë shpejt.

Di t’më hipnotizosh,
T’më mbështjellësh,
T’më kapësh.

Zhvishëm, zhvishëm.
Me ëmbëlsi, me epsh
Me takt.

Zgjidh me kujdes fjalët,
Kontrolloj gjestet…
As shumë ngadalë,
As shumë lehtë,
N’lëkurën time.

Ja, erdhi,
Jam e rrëqethur,
E dhënë…
N’dorën tënde prej eksperti
Hajde, jepi…

Zhvishëm, zhvishëm,
Tash menjëherë,
Hajde, shpejt.

Di t’më zotërosh
T’më harxhosh
Të’më djegësh.

Zhvishëm, zhvishëm.
Sillu si burrë.
Je burri…

Vepro!

Zhvishëm, zhvishëm.
Edhe ti…Zhvishu!

Përktheu: Çlirim Lazaj

ObserverKult


Lexo edhe:

DËGJOJENI LARA FABIAN: TË DUA ( JE T’AIME) TEKSTI NË SHQIP DHE KËNGA