Ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”, por nuk i japin pensionin prej 500 mijë lekësh: Nuk kam ndërmend t’i lutem atij, Rama ik

agim doçi unë e di mirë

Kushdo që dëgjon emrin e Agim Doçit, direkt i shkon mendja te tekstet e shumë këngëve dhe hiteve në muzikën shqiptare, nga ato për fëmijë e deri tek ato për të rritur.

Ai është autori i shumë këngëve që kanë fituar çmimet e para në festivalet tona, po ashtu ai ka shkruar tekstin e këngës së parë që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, “Imazhi yt”, i Anjeza Shahinit.

I ftuam në emisionin “Expuls” të Ronaldo Sharkës, Doçi tregoi se 11 vite më parë është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që kap vlerën e 500 mijë lekëve.

Po për habinë e të gjithëve këtë pension ai nuk e ka marrë, sepse nuk ia japin. Arsyeja? As ai vetë nuk e di. Ndoshta ngaqë është kritik i madh i qeverisë, ndoshta për arsye të tjera, transmeton revista ai.

“Seç është një Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm. Ai mesa duket ka ndonjë udhëzim që mos t’ma japin pensionin sepse unë nuk e di me kë parti jam, unë di me kë nuk jam Ronaldo. Vlera është 50 mijë lekë të reja por mua nuk më dhimbsen dhe as kam ndërmend t’i lutem Ramës. Rama ik”-  tha ai.

Gjithashtu, ai u ndal edhe të një përplasje nëse mund ta quajmë me këngëtaren Ronela Hajati, por çdo gjë tashmë është sqaruar mes tyre dhe ai i uroi suksese në Eurovizion.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM DOÇI: NJË JETË TEK NËNA, KOKËN E MBËSHTETA…