“Kadare ishte në ankth për sulmet që i bëheshin gjuhës shqipe”/ Edi Rama: Mos ta lejojmë degradimin e gjuhës sonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe tha se shkrimtari i madh, Ismail Kadare, ishte gjithmonë në ankth për sulmet që i bëheshin gjuhës sonë.

Kreu i qeverisë shtoi se Gjuha Shqipe nuk duhet lejuar që të degradojë deri në pikën që s’ka kthim pas.

“Sot, ky Kuvend Kombëtar i Gjuhës shqipe, mund të duket modest por është përmbajtësor për disa arsye në përvjetorin e 116 të ditës së miratimit të alfabetit të shqipes, lidhet edhe me një moment që është një moment ku shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë një përkatësi e përbashkët e gjithëve ne.

Një përkatësi që është e jona, që askush nuk na e heq dot dhe nga askush tjetër nuk na vjen kërcënimi përveçse nga vetvetja. Shumë shpejt do jetë edhe një gjuhë zyrtare e BE-së, ku në mos gjuha më e lashtë e familjes së BE-së, shqipja do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçantat e gjuhëve të BE-së. Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si një produkt i samitet të tretë të diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntor vjet, ku shqipja ishte një nga temat.

Është e hatashme të përjetosh se si delirantë dhe injorantë me damkë për të gjithë ata që vijnë nga betejat për gjuhën shqipe, ata që njohin rrënjët e gjuhës shqipe, ata që jetojnë me respektin e palëkundur për Çabejin dhe hapat e hedhur, sot proklamojnë gjithfarë lloj tezash, ndërkohë që borxhi ynë dhe i të gjithëve, institucioneve, bëhet gjithmonë dhe më i madh dhe i pashlyeshëm, sepse krahas këtyre zërave që do të ishin përndryshe për të qeshur nëse s’do të jetonim këtë kohë kur barbarizmat në fjalor dhe sintaksë s’do gjenin shesh për të bërë përshesh dhe hapësirat në rrjetet sociale, na bën që të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar.

Është e pamundur të jemi në sulm sepse furia e gjithë kësaj barbarie dhe injorance është shumë e fortë dhe mbështetët në atë të vërtetën që populli e ka thënë me dy fjalë, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat. Që të rezistojmë e kemi të domosdoshme dhe ky Kuvend është pjesë e kësaj rezistence.

Sot mungon një lëvrues i lartë i gjuhës shqipe, Ismail Kadare. E kujtoj në ato biseda me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëheshin gjuhës shqipe. E kujtoj vazhdimisht në ato biseda që kam pasur me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëhen gjuhës shqipe. Këtu kam sjellë një thënie të tij me vargjet e tij: “Kur panë se gjuhës s’i hodhën dot prangat, lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza e lidhëza së prapthi, të bukurën gjuhë ta bënin lesharapi”, tha Rama. 

Ndër të tjera Rama tha se nesër do të publikohet drafti i ri i fjalorit shqip, ndërsa shtoi se do të hidhet në një konsultim më të gjerë publik.

Nesër do të publikohet drafti i këtij fjalor, them draft pasi fjalori do të hidhet në një konsultim të gjerë publik. Do të merren të gjitha opinionet, sugjerime, vërejtje që me gjasë do e konsolidojnë. Ne jemi nën agresionin e barabarësisë të injorantëve. E kemi detyrim të patjetërsueshëm që të jemi në mbrojtje dhe që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit.   

Unë besoj që nuk është fare detyra e politikës dhe e asnjë politikani të hyjë në këtë territor dhe aq më pak të kontribuojë në atë që politika duhet të bëjë. Patëm një orë të errët në historinë tonë bashkëkohore. Në 100-vjetorin e Pavarësisë, Kuvendi inicioni një proces për të hapur debate që vendet e tjera të civilizuara i kanë mbyllur prej shekujsh. E kemi mbështetur Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh. Deri te mesjeta mëremi vesh përgjithësisht

Me këto ndjesi dhe me copëza të mbledhura për këtë fjalë që jam shumë i nderuar ta mbaj këtu, duke përfituar nga fakti që mbaj detyrën e kryeministrit. Jam dashnor i paepur i gjuhës shqipe.”, u shpreh Rama.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA: KTHIMI I ESHTRAVE TË FAN NOLIT NË ATDHE, PROCES JO I LEHTË