Tre autorë shqiptarë janë mes 100 librave që duhen lexuar nga Europa Lindore dhe Azia.
‘Calvert Journal’ ka kërkuar të bëjë një listë me emrat dhe titujt e domosdoshëm.
Dhe mes emrave si Kundera e Svetlana Alexsievich, janë edhe “Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë.
Poashtu edhe “Ditar i shkurtër kufijsh” i Gazmend Kapllanit dhe “Hapësirë negative” Luljeta Lleshanaku.
Sipas ‘Calvert Journa’l, përzgjedhja është bërë duke pyetur shkrimtare, poete dhe akademike.
Ata që kanë ndihmuar të veçohen 100 libra nga Europa Qendrore e Lindore. Pastaj nga Rusia dhe Azia Qendrore të botuar në gjuhën angleze.
Ka mes 100 titujve letërsi klasike, fiksion, kujtime, rrëfime historike.