“Kadaresë i kishin hapur dosjen për ta arrestuar”, djali i Mehmet Shehut: Kur dola nga burgu, hetuesi më tha se…

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75-vjetorin e lindjes

Në puntatën e radhës të “Exclusive”, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, konfirmonte ekzistencën e dosjes së Kadaresë dhe faktin që regjimi ia kishte vënë syrin për ta arrestuar.

“Pyetjet më janë bërë gjatë hetuesisë. E kam konfirmuar kur kam takuar personin që më ka pyetur pas daljes nga burgu në 1991 dhe i kam thënë “pse më pyesnit për Kadarenë”.

Ai më ka thënë që “përderisa filluam të të pyesnim do të thotë se ishte hapur dosja e tij për ta arrestuar”. /Top Channel/

ObserverKult

Për më shumë shikojeni dokumentari, duke klikuar në videon më poshtë:


Lexo edhe:

KUR ISMAIL KADARE PYESTE PJETËR ARBNORIN: A MUNDET I BURGOSURI TË DASHUROHET ME QELINË?