Kafka: Duhet të lexojmë vetëm ata lloj librash që na plagosin apo na therin

Kafka - përgjigj
Franz Kafka

FRANZ KAFKA PËR ATA QË SHKRUAJNË LIBRA, POR EDHE PËR ATA QË I LEXOJNË ATO
(Letër Oskar Pollakut, 1904)

Mendoj se duhet të lexojmë vetëm ata lloj librash që na plagosin apo na therin. Nëse libri që po lexojmë nuk na bën të përmendemi si një goditje në kokë, atëherë për çfarë e lexojmë? Që të na bëjë të lumtur, siç thua ti? Zot i madh, do të ishim njësoj të lumtur edhe sikur të mos kishte libra. Llojin e librave që na bën të lumtur mund t’i shkruanim vetë ne, nëse do të na duhej ta bënim. Por kemi nevojë për libra që të na godasin si një gjëmë, që të na tronditin thellë, si vdekja e dikujt që e donim më shumë se vetveten, si syrgjynosja në një pyll të humbur, larg prezencës njerëzore, si një vetëvrasje. Një libër duhet të jetë sëpata që të çajë detin e ngrirë brenda nesh. Kështu mendoj.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult