Kafka: Eja me mua e dashur…s’kemi kohë! Nesër mund të jetë vonë!

ura kafka
Franz Kafka

ObserverKult ju fton të lexoni një fragment nga vepra e natyrës epistolare, ku përmblidhen letrat qe shkrimtari i shquar Franz Kafka ia dërgoi Milenës.

Përmes tyre shfaqet një botë plot ndjeshmëri e rrëfimtarit të madh te shekullit të XX.

Besohet se letrat e Franz Kafka-s drejtuar gazetares nga Praga, Milena Jesenská, janë letrat më të bukura dhe më komplekse të shkruara ndonjëherë nga një shkrimtar drejt “së dashurës së tij.”  

E dashura Milena,

Uroj që bota të mbaronte nesër. Atëherë do të mund të merrja trenin tjetër, të mbërrija te dera jote në Vjenë, dhe të të them:

“Eja me mua, Milena. Ne do ta duam njëri-tjetrin pa skrupuj, ose frikë ose limit. Sepse bota po mbaron nesër.”

Ndoshta nuk duam paarsye sepse mendojmë se kemi kohë, ose duhet të llogarisim me kohën. Po sikur të mos kemi kohë? Apo çfarë nëse koha, siç e dimë ne, është e parëndësishme? Ah, sikur bota të mbaronte nesër, ne do të mund ta ndihmonim shumë njëri-tjetrin. .

*Shkëputur nga “Letra Milenës” e Franz Kafkës

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

KAFKA: ÇDO GJË QË DASHURON NJË DITË DO TA HUMBËSH…

Është viti i fundit i jetës së shkrimtarit Franz Kafka-s (ai vdiq nga tuberkulozi para se të bëhej 41 vjeç) dhe koha kur ai ka rënë në dashuri me Dora Diamant, një grua e re afër 20 vjeç, me të cilën jeton në Berlin.

Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në parkun Steglitzer. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën. Kafka e pyet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe ajo i tregon se ka humbur kukullën e saj. Ai i thotë se do ta kërkojë për të dhe kur ta gjejë do t’ia sjellë dhe e lënë të takohen sërish në park nesër.
Por, ai nuk e gjen dot kukullën dhe nis të shpikë një histori për t’i shpjeguar vajzës së vogël se çfarë ka ndodhur.

“Kukulla juaj ka shkuar në një udhëtim,” i thotë ai kur takohen sërish. “Si e di ti këtë?”, pyet vajza. “Për shkak se ajo të ka shkruar një letër”, thotë Kafka.
Kafka e kishte shkruar letrën për vajzën sikur t’ia kishte shkruar kukulla e saj. Ajo nuk ka mësuar se si të lexojë ende, ndaj ai e lexon letrën me zë të lartë.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU