Kalaja për të cilën besohet se është ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë dhe e cila gjendet në një kodër të lartë, është kurora e qytetit antik.
Me portën e gjerë, 24 kulla vrojtimi, muzeu me veprat e artistit të njohur ortodoks të ikonave Onufri, mbetjet e xhamisë, kishat dhe shumë ndërtesa të ndryshme, kalaja e Beratit vazhdon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj.
Një nga kullat quhet “Tabja” e cila përdoret në turqisht, një fjalë që vjen nga arabishtja dhe do të thotë “vendi që është ndërtuar veçanërisht për të mbrojtur një vend dhe fortifikim i pajisur me armë”.
Brendësia e kalasë përveç veprave të ndryshme që i posedon, me disa sheshe pothuajse i ngjan një qyteze të vogël.
Strukturat brenda kësaj kalaje e cila edhe sot është e banuar në mënyrë unike, përveç asaj që banorët jetojnë këtu gjithashtu edhe mundëson që të sigurojnë jetesën me bizneset që kanë hapur.
Nga muret e fortifikuara të kalasë mund të shihet qyteti i Beratit, lumi Osum, një nga degët e lumit Seman i cili derdhet në Detin Adriatik, si dhe ura historike e Goricës mbi lumin Osum.
Kalaja me kohë ka qenë nën kontrollin e ilirëve, bizantëve, bullgarëve, serbëve si dhe osmanëve.
Burimet theksojnë se brenda kufijve të kalasë kanë qenë 30 kisha por deri më ditët e sotme kanë arritur rreth 10. Gjithashtu brenda kalasë gjendet edhe Xhamia Fetih e ndërtuar në periudhën e Sulltanit Beyazit i Dytë, nga e cila sot ka mbërritur vetëm minarja.
Për arsye të tullave të kuqe kjo xhami njihej edhe si Xhamia e Kuqe, ndërsa është një ndër xhamitë më të vjetra të Shqipërisë, e ndërtuar në shekullin e 15-të.
Në kala gjendet edhe busti gjigant i perandorit romak Konstantini i Parë, i njohur edhe si Konstantini i Madh, për të cilin mendohet se ka pasur origjinë ilire dhe ka qenë perandori i parë që ka pranuar krishterimin.
Berati gjendet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në vitin 2008 ka marrë në Listën e Trashëgimisë Botërore qytetin e Beratit, të cilin në vitin 1961 diktatori komunist Enver Hoxha e kishte shpallur “Qytet Muze”.
Për arsye të shtëpive të bardha qyteti nga serbët është quajtur Belgrad (Qyteti i Bardhë) dhe prandaj në periudhën osmane është njohur edhe si Belgrad-i Arnavud (Belgradi Shqiptar), ndërsa për shkak të shtëpive shumëdritarëshe njihet edhe si “qyteti i një mbi një dritareve”.
Në qytet gjenden shumë monumente historike të periudhës osmane. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) restauron tre vepra osmane që gjenden në Berat.
TIKA restaurimin e Xhamisë Mbret, Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat, siç bën të ditur AA, e filloi në vitin 2018, ndërsa në njoftimin e bërë nga ky institucion është theksuar se punimet do të përfundojnë për dy vite.
Xhamia Mbret është ndërtuar në vitin 1492 me dekretin e Sulltan Bajazidit të Dytë gjatë udhëtimit në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Teqeja Halveti është ndërtuar mes viteve 1781-1782 nga Kurt Ahmet Pasha për Shejh Hasanin dhe tarikatin Halveti.
Kurt Ahmet Pasha gjithashtu në të njëjtën periudhë ka mundësuar edhe ndërtimin e urës së Goricës. Kjo urë kah fundi i Luftës së Parë Botërore ka pësuar dëme të mëdha ndërsa në vitet 1920-ta është restauruar duke e marrë formën që ka tani.
Një tjetër monument osman në qytetin e Beratit është edhe Xhamia e Beqarëve, apo e njohur ndryshe dhe me emrin Xhamia e Sylejman Pashës. Ajo është ndërtuar nga i biri i vlonjatit Ibrahim Pasha, Sylejman Pasha, në vitin 1827-1828.