“Kaluan dy vjet”, i biri publikon foton e rrallë me Guljelm Radojan: Bab, s’mund ta besoj që ke ikur

“Është e vështirë pa të. Më duket sikur ka dalë e do të kthehet sërish… Ende nuk pajtohem me idenë se ai ka ikur për të mos u kthyer më…”.

Tregonte kështu pak javë më parë në një intervistë për Report TV pianisti i njohur Red Radoja, për të atin, aktorin Guljelm Radoja…

Dy vjet larg ikjes fizike të aktorit Guljelm Radoja, i biri e kujton përmes një foto të hershme të të dyve.

“Kaluan dy vjet”, shkruan ai përbri.

Aktori Guljelm Radoja u nda nga jeta në 5 maj të vitit 2021 për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.

Ai konsiderohet si një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

GULJELM RADOJA: PSE U SHITE ROBERT NDRENIKA? ÇFARË PAKTI BËRE ME DJALLIN!

Guljem Radoja aktori i njohur, (tashmë i ndjerë) i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, ishte një ndër artistët dhe qytetarët që qëndruan në mbrojtje të teatrit. 

Duke këmbëngulur që kauza e Teatrit të mos politizohet ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme.

Kështu ai iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri, duke pranuar shembjen e ndërtesës. “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?

Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, pati thënë kohë më parë aktori Radoja.

Tekstin e plotë mund at lexoni KËTU:

ObserverKult