“Kam qenë mëkatar i madh”, shkrimtari Fatos Kongoli i dedikon gruas një libër dhe tregon si e priti ajo

Shkrimtari Fatos Kongoli në një rrëfim për “Interview” me Mirela Milorin tregoi raportet me bashkëshorten, që siç tha është gjithçka në jetën e tij.

Ai tha se i ka kushtuar një libër bashkëshortes, për ato që i cilësoi mëkatet e tij, me të cilat ajo ka bashkëjetuar ndër vite.

“Unë kam shkruar një libër, se kam qenë një mëkatar i madh ç’është e vërteta, që quhet “Lëkura e qenit”. Personazhi kryesor është një njëri shumë mëkatar. Është një libër i mëkateve të mia.

“Lëkura e qenit” është një libër që ja kam kushtuar bashkëshortes, por nuk i thashë gjë se ajo si rregull i lexon librat e mi vetëm kur dalin në shtyp.

Ja kam thënë që në fillim; mos më pyet çfarë po shkruaj dhe mbi të gjitha, mos u bëj kureshtare. Ajo ju përmbajt këtij kushti dhe gjithçka shkoi mirë. Kur i dhashë librin u befasua dhe nisi të qajë nga emocionet se nuk e priste”, tregoi Kongoli.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/euronews.al

ObserverKult


timo flloko miqtë pakëz kabashi.

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: PSE KE FRIKË TI, ZEMRA IME?

Ekzistoje ti tek unë çdo moment,
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet…

Një rreze dielli ty të zgjon,
Ësht’ syri im që depërton,
Se askush tjetër s’mund ta shohë,
Çfarë unë në sytë e tu dalloj.

Më mungon enigma ime,
Ti, si qielli pamjen ndërron…
Dëshpërohesh si fëmi dhe më largohesh,
Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh…

Ekzistoje ti tek unë në çdo moment,
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet…

Në krahët e mi unë të pushtoj,
Nga frik’ e vdekjes të të mbroj…
Ti je ajo nuk e kupton,
Se ekziston, unë ekzistoj…?!

Pse ke frikë ti zemra ime,
Çfarë te tremb unë s’e kuptoj…
Mos kujto se do t’iki, do t’largohem,
Se një jetë me ty është pak që të jetohet.

Se pa ty në jetë,
S’mund të ekzistoj…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult