“Kameramanët përdorin efekte”, deklasifikohet dosja e ish-Sigurimit për RTSH-në

Në kuadër të kurimit të së shkuarës së regjimit komunist Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, deklasifikoi dosjen e Radio Televizionit Shqiptar.

Në Ditën Botërore të Televizionit, AIDSSH solli në vëmendje dosjen ORV në Radio Televizionin Shqiptar. Ku dokumentohet censura për programet televizive që nuk ishin në një linjë me ideologjinë e kohës.

Konkretisht, raportuesit shënojnë se, “në shumë raste gjatë programeve televizive është vënë re se kameramanët përdornin efekte të ndryshme me ato të vendeve borgjeze. Dhe kjo shikohet tek figurat që ata kërkojnë të krijojnë, si për shembull vetullat e artistëve, këmbët, sytë, etj. Por kjo është kritikuar dhe nuk ka raste përsëritje”.

Të interesuarit mund të njihen me dosjet, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar, duke aplikuar online në faqen e AIDSSH./ATSH

———————————–

LEXO EDHE: TEFTA RADI RRËFEN SI U NJOH DHE SE SI RA NË DASHURI ME FRANÇESKUN

Pas një kohe shumë të gjatë, Tefta Radi ishte rikthyer sërish në ekranin shqiptar dhe arsyeja ka qenë bashkëshorti i saj i ndjerë, Françesk Radi.

E ftuar kohë më parë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kujtuar Frankon, siç ajo e quan, Tefta ka rrëfyer edhe se si është njohur me artistin e madh dhe se si ka rënë në dashuri me të.

“Isha një vajzë studente që e shihja Frankon në bulevard me syrin e lakmisë si të gjitha gratë. Më pëlqente se ishte një tip krejt ndryshe, një djalë që ka qenë jashtë kornizave të çdo kohe.

Franko ishte një njeri që binte në sy për sharmin e tij, jo vetëm për muzikën dhe këngët e tij. Më pas ajo ka shtuar: “Ishte një dashuri shumë e bukur. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, absolutisht jo.

Ne punuam bashkë me grupin artistik. Një vit më pas ndodhi ajo që ndodhi. Iu duka interesante, mua më dukej prej kohësh interesant dhe Franko…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU