Një nga zonat më sizmike në Durrës është edhe ajo që njihet si “Kanali i kuçedrës”, që ndodhet në Gjirin e Lalëzit.
Sipas një legjende urbane thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.
Legjenda thotë, se një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’i shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme më tej.
Ky kanal shkarkon ujrat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, ekziston prej 3 shekujsh.
Uji që del prej aty është me flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme. Zona është e pasur me gaz jo helmues, i cili çlirohej here pas here.
Kanali është mbushur me mijëra metër kub beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet.
Kjo thuhet sipas legjendave urbane të jetë edhe një nga arsyet, se përse kjo zonë është shumë e prekur nga tërmetet, pasi gazrat duhet të dalin diku.
Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës.
——————————-
LEXO EDHE: U DËMTUA NGA TËRMETI, VIJON PUNA PËR REHABILITIMIN E KALASË SË DURRËSIT
Në qytetin e Durrësit vijon puna për ringritjen e kullës C. Një nga kullat fortifikuese të kalasë, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti solli në vëmendje punën që po bëhet për rikonstruksionin e saj.
“Kulla C, në Kalanë e Durrësit, një nga më të dëmtuarat nga tërmeti i nëntorit 2019 po ngrihet falë mbështetjes së Fondit për Trashëgiminë të Ambasadorit Amerikan, përmes bashkëpunëtorëve tanë CHWB”, tha Margariti.
Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518). Me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU