Baritoni Solen Alla: Kaq student i dobët paskam qenë?

solen alla

Kaq student i dobët paskam qenë? Kaq keq e paskam fyer “Nivelin”e shkollës tonë!?

Nga Solen Alla

Edhe pse nuk kam dasht me u shpreh, vjen një moment kur rrjetet sociale ta sjellin në maj të hundës…

Në këto pseodo-përvjetorët e shkollave tona muzikore po shikojmë çdo ditë të performojnë po të njëjtit njerëz!

A thua se vetëm këta e kanë kryer atë shkollë!?

Që në vitin e parë si student në Akademinë e Arteve, jam përfshirë në aktivitetet e shkollës edhe jo vetëm.

Pra kam kënduar në operën “Dasma e Figaros” me klasën e Operës, po ashtu operat “Don Giovanni” edhe “Flauti Magjik”.
Më pas në Teatrin e Operës këndoj në premierën e operës “Andrea Chenier”.
Edhe akoma student bëj eksperiencat e mia në Opera studion LTL në Itali në qytetet të Livorno, Pisa, Lucca me një Opera të Donizettit.

Master Classe me disa nga këngëtarët e mëdhenj operistik.

Student këndoj personazhe të vështirë për moshën e re që kisha, si në operat “Borana”, “Lulja e Kujtimit”, “Eliziri i Dashurise”, “Werther”, “Perrallat e Hoffmanit”, “Silvano” të cilën e kam kënduar në Greqi e Itali.

Çmimin e parë në Konkursin “Jorgjia Truja”; Çmimin “Ramiz Kovaci” etj etj…

Tani dua të di, kaq student i dobët paskam qenë? Kaq keq e paskam fyer “Nivelin”e shkollës tonë sa asnjë romanzë të mos më japin për të kënduar në korridor?

Aty po shohim cdo ditë e më tepër çudira.

Pedagoge ndonjëra që nuk ka kënduar një Opera në jetën e saj!

Koncertmadh ndonjëri ose ndonjëra që nuk e ka kaluar ndonjëherë kufirin!

E më keq akoma, se nuk dua të përmënd të tjera e tjerë të cilët mernin raport para provimeve ose lidhnin duart përpara Saggiove…

Nejse se shume rëndësi ju dhashë…

Mbase nuk iu përshtatem mirë korridoreve…

ObserverKult

Lexo edhe:

EDISON YPI: NJA PESË A GJASHTË MIQVE T’VJETËR VJETËR U NDALI ZEMRA NGA DASHURIA