Karantinimi inspirues i Florent Bucës

Florent Buca, tashmë ka krijuar stilin e tij të identifikueshëm artistik. Puna artistike e tij dallohet me pak forma, vija, subjekte e ngjyra, ku ilustrohen ndodhitë momentale-sociale-politike, kujtimet, historia, trashëgimia e emocionet.

Buca i cili ka përfunduar studimet bazë dhe ato-post diplomatike në Universitetin e Prishtinës, dega e dizajnit  grafik, ka zgjedhur për teknika fokusi, artin grafik, kaligrafinë, vizatimin, fotografinë dhe ilustrimin.

Gjatë periudhës së panmdemisë COVID 19, Buca ka realizuar një sërë punimesh të veçanta të ciklit ‘Art Minimal’ nisur nga idea ku ‘shumë është pak’ dhe ‘pak është shumë’.


ObserverKult ua sjellë disa nga punimet e tij:

Megalomania

Me anë të këtij punimi është shpejguar epidemia e ditëve moderne në vendin tonë.
Ndonëse shumë njerëz gëzojnë bagazh të madh profesional dhe etik, shumë herë është dikush që tenton ta zbeh atë fakt.
Obsesionimi me vetvetën, fuqia dhe pushteti personal kundrejt të tjerëve janë dukuri në rritje, për fat të keq.

Lomshi
Punimi ‘lomshi’ ka koncept të gjerë përfshirjeje, duke filluar nga përditshmëria jonë, e deri
tek planifikimet afatgjate. Ngjyra e kaltër simbolizon qiellin, qetësinë dhe pastërtinë e tij.
Ndërkaq njeriu kokulur duket mendueshëm, në ecjen e tij përgjatë perit, i cili ne këtë rast
është rrugë. Zbërthimi i “lomsh-it”, tregon evoluimin dhe gatishmërinë psikologjike si dhe
përpjekjen emocionale të njeriut për t’u përballur me sfi dat e vazhdueshme.

Mëdyshje
Gjithmonë në historinë e njerëzimit kanë ekzistuar fatalitetet. Varësisht kulturave, ato
ndonjëherë janë cilësuar si akte heroike e ndonjëherë si akte barbare.
Ky punim në thellësi të tij ka shumë emocione. Varësisht kendvështrimit të personit, ajo
merr edhe kahje. Ndonëse ‘mëdyshja’ si nocion nuk shpjegon diçka konkrete, përpos ndjenjë.


Bleta si kujtim
Simbolikë. E tillë mbetet. Nuk besoj qe punimet e tilla kanë nevojë për shumë fjalë. Ato janë vet kuptimi.
Sepse qytetarëve të botës u duhet barazi, jetë më e mirë. Të bashkendjejmë me të tjerët!


Simbolikë
Simbolikë. E tillë mbetet. Nuk besoj qe punimet e tilla kanë nevojë për shumë fjalë. Ato janë vet kuptimi.
Sepse qytetarëve të botës u duhet barazi, jetë më e mirë. Të bashkendjejmë me të tjerët!


Përtej
Përtej çdo sfide jetësore, çdo dite të gjatë e të lodhshme, çdo zhgënjimi apo humbje, gjithmonë përtej saj vie e mira. Vie qetësia e relaksimi. Sepse vet jeta është shpresë e mundësi


ObserverKult