Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat” – me këtë citat, nis një ndër kryeveprat e letërsisë botërore.
E shkruar gjatë viteve 1873-1877, nga Leo Tolstoi, “Ana Karenina” është një rrëfim për familjet aristokrate të Rusisë së kohës. Ndërsa personazhi kryesor, Ana Karenina, është frymëzuar nga motra e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.
Dashuria tragjike e Anës me kontin Vronski është një histori që, kurrë nuk do ta ketë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelëse, Ana rropatet në një rrugë të pashmangshme drejt vetëshkatërrimit shoqëror e shpirtëror.
Kryevepra e famshme e Tolstoit, “Anna Karenina”, do të vijë si një serial në Netflix.
Përkohësisht, titulli i serialit është “Anna K”, por do të ndryshojë sapo të përfundojë prodhimi. Seriali do të bazohet në romanin klasik, por do të jetë një version më modern.
Në sfondin e Rusisë moderne, seriali do të përqendrohet te figura e sekretares Anna Karenina, gruaja e guvernatorit të ardhshëm të Shën Petersburgut.
Lidhja e dashurisë me Vronskin, trashëgimtari i një perandorie alumini, do të jetë një nga çështjet kryesore që seriali pritet të ketë në vëmendje. Marrëdhënia e tyre do të nisë të pësojë krisje, duke kërcënuar ekuilibrat delikate të marrëdhënieve familjare dhe jetën e tyre shoqërore.
Në rolin kryesor, pritet të jetë Svetlana Hotshenkova.
Skenaristi i serialit, Roman Kador, është shprehur me superlativa: “Ana Karenina në Rusi, në shekullin e 21-të dhe në të njëjtën kohë, njohja në të gjithë botën, në gjuhën e saj – përmes kësaj mrekullie, quajtur “Netflix” – për mua, është një ëndërr“./konica