Karnavalet e Beratit u organizuan edhe kete vit.
Tradita e karnavaleve e mbushi Beratin me ngjyra e atmosferë festive.
Nxënës të shkollave 9-vjeçare por edhe fëmijë të kopshteve rikthyen paradën e karnavaleve.
“Faleminderit fëmijë, të rinj e të rritur që na e bëtë këtë mbrëmje kaq madhështore”, tha kryebashkiaku Ervin Demo.
Ai falenderoi Giz Abania dhe RDA Berat per bashkepunimin.
Fëmijët e kopshteve dhe shkollave me maskat e personazheve më të dashura dhuruan shfaqje të vërtetë.
Aktiviteti Karnavalet e Beratit, zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.
Fëmijët beratas ofruan pjesë të ndryshme artistike. Ata përcjellën mesazhe për bashkëmoshatarët dhe të rriturit.
Aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të bashkisë së Beratit, për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike në qytetin muze./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
Karnavalet e Beratit nuk janë të vetmet. Korça njihet si vendi i tyre.
Korça e viteve ’30: Kur karnavalet festoheshin me veshje kombëtare
Pamjet e mëposhtme, janë shkrepur nga dora e fotografit të shquar korçar, Vani Burda.
Ato janë të nxjerra nga negativet e vetë autorit, realizuara në Korçë.
Ajo që bën çudi janë fustanellat e veshura nga djem dhe vajza të reja.
Tashmë kjo veshje nuk shihet më si e përditshme.
Ajo po konsiderohet si një suvenir i së shkuarës.
Ka humbur shenjtërinë e dikurshme për shkak të adoptimit të modernes dhe duke marrë trajta me spontane.
Keshtu per ndryshim nga Karnavalet e Beratit…
Lexo tekstin e plotë KETU