“Karnavalet e Korçës”: Përmbushet amaneti i Avni Mulës, pas Tiranës shfaqja jehonë edhe në Korçë

Pas jehonës në Tiranë, shfaqja ‘Karnavalet e Korçës’ u dha në Korçë, aty ku dhe buroi frymëzimi i veprës. Trupa e teatrit pritet të udhëtojë drejt skenës së Shkodrës.

Amaneti i Avni Mulës u përmbush. Në skenë pas 45 vitesh u vu shfaqja operistike “Karnavalet e Korçës” nga Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Një shfaqje elektrizoi publikun korçar, vendi nga ku buroi frymëzimi i kësaj vepre.

Regjisorja Inva Mula e emocionuar tregon për kthimin e veprës që duket sikur është shkruar sot.

Dorina Selimaj në rolin e Afrovitit. Ajo ndjeu që jehona e Tiranës ishte edhe qytetin e Korçës. Me shumë ndryshime në trupë, përsëri shfaqja u realizua siç duhet.

Tenori Xhoni Jesku tha se me Karnavalet e Korçës kanë shumë vlera të larta artistike. Sidomos për faktin se këndohen në gjuhën shqipe.

Karnavaleve të Korçës do të rrugëtojnë  dhe qytete të tjera si Shkodra, aty ku kanë kërkuar që kjo vepër të vendoset edhe në skenën e tyre./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

INVA MULA SI REGJISORE, RISOLLI “KARNAVALET E KORÇËS” NË TKOB

Rikthimi i “Karnavaleve të Korçës” në skenën madhështore të TKOB-it, pas 45 vjetësh, solli një atmosferë festive.

Publiku e ka mirëpritur këtë prodhim dinjitoz dhe kjo duket edhe nga fakti që TKOB ka publikuar prej ditësh se biletat janë shitur.

Inva Mula erdhi kësaj here në rolin e regjisores së kësaj vepre, si një homazh për krijuesit kompozitorin Avni Mula dhe Luigj Gurakuqin dy figura shumë të rëndësishme në historinë e TKOB.

Opera “Karnavalet e Korçës” u vu në skenë nga dy kaste të mrekullueshme artistësh, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOB-së. Ndërsa u dirigjua nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi.

Artdashësit shqiptarë e të huaj përjetuan gjallërinë e Karnavaleve, linjën e bukur të dashurisë, “pazaret e krushqisë” si dhe shëmbëllimin e familjeve borgjeze korçare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult