Karnavalet largohen nga rruga dhe bëhen virtuale

Në shkurt rrugët në Trinidad dhe Tobago në Spanjë ishin të mbushura me dashamirës të karnavaleve dhe kostume në ngjarjen, që njihet si spektakli më i madh në botë. Fotografitë nga ato ditë tani shihen si diçka që vijnë nga një botë tjetër. “Të krijojnë përshtypjen sikur janë realizuar para dhjetë vjetëve”, sqaron Solange Govia, disenjator i kostumeve për “Tribe”, “Bliss” dhe “Harts”, tri bendet me të mëdha të karnavaleve në Trinidad. “Kaq shumë ka ndodhur dhe është duke ndodhur”.

Sezoni i verës i karnavaleve nëpër botë nga Antigua dhe Barbuda deri te “Notting Hill” në Londër janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ata të cilët jetojnë për karnaval, ose për të cilët karnavalet janë mjet jetese, janë duke u përpjekur që të gjejnë sesi të kalojnë gjendjen “tabanca”- një fjalë nga Trinidadi për trishtimin lëngues.

Kjo nuk është vetëm një anulim i një feste. Historia e karnavaleve është e pasur dhe e hershme, një festim i kulturës dhe lirisë nga skllavërimi, kolonia dhe tirania. Është për marrjen në posedim të hapësirës, siç thotë Dr, Jo-Anne Tull, koordinatori i studimeve të karnavaleve në universitetin “West Indies”. “Karaibet bashkëkohore ia kanë dalë që të zotërojnë këtë hapësirë. Karnavalet i lejojnë një personi mesatar që të marrë në posedim rrugët”, transmeton “koha.net”.

Por pavarësisht rrugëve të trishta, “dhe të gjithave, arti e gjen rrugën e tij”, thotë Kees Dieffenthaller, vokalisti i grupit “Kes the Band”. Me agjendën e rregullt të kapërcimit nga një karnaval te tjetri, ai dhe bendi i tij ia kanë dalë që të incizojnë atë që ata e quajnë album “live”. Siç e përshkruajnë anëtarët e tjerë të grupit dhe vëllai i tij Jon Dieffenthaller: “Ia doli që të jetë një kohë për të qetësuar mendjen dhe për t’iu qasur kreativitetit në një mënyrë më rifreskuese”. Albumi i tyre nuk është incizuar përpara publikut, por prapa e kap atë energjinë e gjallë të muzikës soca nëpër karnavale.