Gjermanët me muaj përgatiten për paradat e karnavaleve dhe të festivaleve. Qepin kostume, praktikojnë që të bëhen pjesë e bendeve marshuesve dhe të ndërtojnë makina lëvizëse për karnavale. Por a duhet që ngjarje të tilla të anulohen pas sulmit racist në Hanau?
Festimet e shfrenuara janë të paimagjinueshme për shumë qytetarë vendorë në Hanau, gjatë javës së sulmit racist që la 11 njerëz të vdekur në qytetin e tyre të mërkurën. Përderisa festimi kryesor i karnavalit në qytetin e tyre është anuluar, festime të ngjashme do të vazhdojnë në Frankfurt, vetëm 25 kilometra në perëndim, dhe në qytete të tjera kanë bërë të ditur se do të mbajnë edicionin e pestë të karnavalit “Fastnacht” apo “Fasching”. Organizimi kryesor i këtij viti filloi të enjten, më 20 shkurt, dhe vazhdon për gjashtë ditë, gjatë të martës së petullave dhe të mërkurës së hirit.
Gjatë orëve shumëngjyrëshe të paradës, jeta publike ngadalësohet, njerëzit përgatiten për këto ngjarje me muaj, dhe shumë prej tyre nuk kanë dëshirë që ta lënë argëtimin dhe të anulojnë festimet si përgjigje ndaj të shtënave në Hanau.
“Ne kemi një buzëqeshje në fytyrat tona sot, mirëpo në zemrat tona në jemi me njerëzit në Hanau, duke mbajtur zi”, thotë Christian, princi i karnavalit tradicional në Cologne, të enjten para se të mbanin një minutë heshtje para fillimit të festimeve.
Shpërndarja e gëzimit është ajo për të cilën karnavalet janë, edhe në kohë të vështira, ka thënë kryetarja e qytetit Cologne, Henriette Reker, e cila ishte lënduar në një sulm me thikë në vitin 2015. Qyteti nuk ka pezulluar asnjërin nga karnavalet, qofshin ato të mëdha apo të vogla.
Postimi i Rekerit ishte një deklaratë personale: “Unë vetë e di se çfarë ndodh kur dikush bën një hap në favor të një shoqërie të hapur. Por në Cologne, ne nuk bëjmë prapa asnjë milimetër përballë shqetësimeve të krahut të djathtë. Këta ngatërrestarë nuk do të na frikësojnë. Ne duhet të përgjigjemi me kurajë dhe vendosmëri”.
Kryetarja anuloi takimet e së premtes për të marrë pjesë në një protestë në Cologne kundër ekstremistëve të djathtë. Organizatorë të paradave në Cologne dhe Dusseldorf planifikojnë që të shtojnë ngjyrime tropikale në paradën e luleve të hënën. “Nuk do të jetë diçka për të qeshur, por një deklaratë”, ka thënë Jasques Tilly, i cili ka dizajnuar makinat lëvizëse për paradën në Dusseldorf.
Organizuesit në Mainz, një qytet tjetër me rëndësi për karnavale, nuk e kanë në plan që të anulojnë festimet apo të mbajnë një minutë heshtje. Mirëpo organizuesit kudo janë duke marrë masa sigurie për këto ngjarje.
Reagimet në media sociale janë të përziera, me disa njerëz që janë distancuar nga festuesit e lumtur. Njëri nga komentuesit ua kujton lexuesve se njerëzit nga karnavalet vazhdimisht kanë folur kundër ekstremizmit. “Askund nuk kemi dëgjuar deklarime kaq të qarta kundër urrejtjes, racizmit dhe aktiviteteve të krahut të djathtë sikurse në festimet e karnavaleve në Mainz”.
Disa të tjerë nuk janë pajtuar. Një komentues ka thënë se ai nuk mund të argëtohet në një ditë kur vendi është “goditur në pikën me të ndjeshme” dhe ka sugjeruar që të mos festohen karnavalet këtë vit/DW.