Kasaforta misterioze e Enver Hoxhës, nuk është hapur asnjëherë

Kjo gjë është zbuluar gjatë vizitës që ka bërë kohë më parë gazetari Blendi Fevziu, ku shihet se kasaforta misterioze e Enver Hoxhës ndodhet brenda një dhome të vogël, ku mbaheshin rrobat.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka qenë së bashku me Fevziun brenda Pallatit të Brigadave ka thënë se i ka shkruar firmës së kasafortës dhe i kanë dhënë se e hapin kundrejtë një shume parash. Ndër të tjera ai thotë se çelësi i kasafortës ka humbur.

Lame: Ka një kasafortë që askush nuk e di se çfarë ka brenda.
Fevziu: Po pse nuk e di askush?
Lame: Sepse nuk është hapur asnjëherë.
Fevziu: Po pse nuk është hapur?
Lame: I kam shkruar firmës, dhe më thanë se kushton kaq.. dhe ne
vijmë e hapim.
Fevziu: E hapnin?
Lame: Po, firma është, mund të mos ketë dhe asgjë brenda.
Fevziu: Po pse s’u bën kuriozë as komunistët?/(gazeta tema)

Kasaforta misterioze e Enver Hoxhës

————————-

LEXO EDHE:

Regjimi s’i kurseu as sportistët: Historia e kampionit të futbollit që komunizmi e bëri të harrohej

Në vitet ’50-’60 portieri Lev Yashin (Jashin) ishte krenaria e futbollit sovjetik. “Heroi i klasës punëtore” i priste goditjet a thua se kishte tetë duar dhe për faktin se vishej përherë me të zeza mbiquhej “Merimanga e zezë”.

Për 20 vite mbrojti portën e Dinamos së Moskës. Në karrierë fitoi shumë trofe, mes të cilëve medalje olimpike dhe Kupë Evrope me përfaqësuesen sovjetike.

Në historinë botërore të futbollit, Lev Jashin, i shpallur portieri më i mirë i shekullit XX. Mbetet ende i pathyer për faktin se është i vetmi portier që është vlerësuar me Topin e Artë.

Megjithatë, në ato vite, në Shqipëri, ai kishte një moshatar, i cili potencialisht i kishte mundësitë për ta konkurruar. Por që fati nuk i rezervoi të njëjtin sukses…

ObserverKult