Nga Kastriot Dervishi
Kur plagjiatori binte në kurth
Gjithnjë kanë ekzistuar hajdutë të punës së tjetrit. Forma e vjedhjes është disallojesh: e plotë, e pjesshme, e kamufluar ose duke marrë referencat arkivore, për të dhënë idenë sikur autori i vjedhjes ka qenë në arkiva.
Në vitin 2006, kur kam botuar librin “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”, i ndërgjegjshëm se punën time disavjeçare në arkiva do ta vidhnin në referenca, pikërisht ata dembelë që nuk shkelnin kurrë në arkiva, kam përdorur referenca arkivore të lidhura me shenja të veçanta, në mënyrë që në çdo rast, plagjiatori të binte brenda kurthit.
Në vitin 2012, plagjiatori Kastriot Myftaraj, një individ që nuk njihte as arkiva dhe as biblioteka, por që e vuante si kompleks inferioritetit këtë, në librin e tij “Blendi Fevziu…” (por edhe në libra të tjerë), ka vjedhur disa referenca nga librat e mi.
Po ju tregoj një shembull. Referenca e nënvizuar në foto, pra Fondi nr.152 i AQSH-së, nuk e ka prapashtesën 18 në origjinal.
Ajo është shtuar nga unë, për të parë nëse do kishte kopjues apo jo. Kësisoj, mosnjohësi i arkivave, shpifësi dhe plagjiatori sistematik është vetëdemaskuar duke mos e ditur se vjedhja e tij do kuptohej.