Katër vite nga largimi i Mërkur Bozgos, aktori që po i mungon skenës

Mërkur Bozgo

Mërkur Bozgo ishte një aktor shqiptar. Ai u lindë më 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti, për 7 vite, punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi, roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran”, në vitin 1968.

Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës, në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” i vitit 2005, përkrah Enxhi Agushit. U nda nga jeta më 11 nëntor 2017.

Ai u largua nga jeta në moshën 80-vjeçareI ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e la pa shenja jete në mëngjesin e së shtunës së 11 nëntorit.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë: Në fillim të verës (1975), punëtori që shënon me shenjë arkën me barut, Emblema e dikurshme (1979), drejtori i muzeut. Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali. Tela për violinë (1987), Andoni, Stolat në park (1988), Drejtori. Bolero (1997), Klienti i Evelinës. Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua. Bela TV Serial (2011) Babai./aktoret.com

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

HISTORIA E MARK TOPALLAJT, AKTORI QË NJË HERË E PËRJASHTUAN E PASTAJ E RIKTHYEN

Mark Topallaj ka lindur më 18 gusht 1937 në Rrëshen, në rrethin e Mirditës – aktor dhe regjisor. Jeta e tij dhe kontakti me artin skenik është e karakterizuar me ngjarje dhe kthesa të pabesueshme.

Mark Topallaj, punonte si teknik gjeolog në Rubik, dhe aty luhej një dramë në të cilën merrnin pjesë puntorë dhe mësues. Topallaj kishte një rol të vogël.

Asokohe Rubiku ishte një zonë që ishin të pranishëm shumë intelektualë. Ishin inxhinierë sovjetik, shqiptarë dhe mësues, njerëz që e kuptonin dramën ndaj dhe në fund pati një sukses. Pas këtij momenti njerëzit e inkurajuan që të konkurronte.

Topallaj ashtu veproi , shkoi në Tiranë dhe hyri në konkurs. Ishte viti 1959 në këtë konkurs, në juri, ishte dhe pedagogu i tij i famshëm Xhemal Broja, Drejtor i Teatrit dhe i Institutit të Arteve. Ishte Prof. Andrea Malo, (regjisor) dhe një regjisore ruse e quajtur Cefranova.

Në konkurs ishin 40 veta nga ku fituan nga konkurrentët vetëm dy. Regjisori dhe aktori i ardhshëm Topallaj do të interpretonte një pjesë nga…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult