Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, 2 mënyra për ta votuar

kejtlin gjata

“Pakëz diell” nga Kejtlin Gjata është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë.
Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel (11 dhjetor) në kryeqytetin armen.
Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor).
Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final.

Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/. Kejtlin Gjata arriti të fitonte “Junior Fest 2022”, nga 20 këngët pjesëmarrëse në festivalin kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç, që u zhvillua ekskluzivisht nga RTSH si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së./balkanweb

ObserverKult

kliko edhe:

MEVLAN SHANAJ: ËSHTË MARRËZI TË THUASH QË FILMAT E KINOSTUDIOS “SHQIPËRIA E RE” JANË PROPAGANDË

31 vite nga rrëzimi i diktaturës, produksionet e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, vijojnë të transmetohen. Kinostudioja, e ngritur më 10 korrik 1952, do të prodhonte deri në vitin 1991, 227 filma. Po ashtu edhe 1145 dokumentare, 1006 kronika dhe reportazhe , 122 filma vizatimore.

Por pse filmat shqiptar të prodhuar para 1990 kanë ende peshë? A janë pasuri kombëtare apo propagandë komuniste? Kjo temë u diskutua gjatë, kohë më parë, në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Mevlan Shanaj, aktor (Mjeshtër i madh, artist i merituar).

Gjatë fjalës së tij, Shanaj u shpreh se është krejtësisht kundër këtij përcaktimi. “Unë distancohem nga ky studim, është një marrëzi. Është bërë nga njerëz që nuk kanë kompetenca, aftësi, po të vijnë nga perëndimi nuk flasin kështu. Janë njerëz të rastësishëm që ulën në kafene dhe bëjnë këtë studim”, tha Mevlani.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult