“Kemi jetuar bashkë në një dhomë për 5 vjet”, akademiku rrëfen miqësinë me Rugovën: Drejtues i jashtëzakonshëm në historinë e Kosovës

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, akademik Rexhep Ismajli është ndalur dhe te marrëdhënia që ka pasur me Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka zbuluar se kanë qenë miq të ngushtë gjatë periudhës së studimeve, madje për 5 vjet kanë jetuar në të njëjtën dhomë.

Ndër të tjera, Ismajli e konsideron Rugovën si një drejtues të jashtëzakonshëm në historinë e Kosovës, pasi ka dalë në krye të një lëvizje, e cila e ka ndryshuar gjendjen e vendit.

“Po me Ibrahim Rugovën kemi qenë miq shumë të mirë, prej ditëve të para. Në ’67 kur kam shkuar student në Prishtinë, kemi jetuar në një dhomë për 5 vjet.

Kemi bashkëpunuar shumë dhe në botimet “Bota e Re”, pastaj revista “Dituria dhe shumë të tjera. Kemi bashkëpunuar dhe më vonë, ai ka punuar në Institutin Albanologjik, unë në katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë. Kemi qenë miq shtëpie.

Natyrisht, kur hyri në politikë pastaj Ibrahim Rugova ka pasur rrugën e tij. Ishte kryetari i Lëvizjes. Kontaktet ishin pak më të vogla më vonë, sepse ishte nivel tjetër. Ne kontakte kemi pasur gjithmonë, por jo si në kohën kur ishim në një dhomë, ishte tjetër gjë.

Ibrahim Rugova ka qenë drejtues i jashtëzakonshëm në historinë e Kosovës, sepse në një kohë të caktuar ka dalë në krye të një lëvizje, e cila e ka ndryshuar gjendjen”, u shpreh ai./abcnews.al

ObserverKult

ObserverKult


Fahredin Spahija: Ibrahim Rugova

Lexo edhe:

POEZI NGA IBRAHIM RUGOVA: O KUJT T’I FALEM N’KËTË ORË T’VËSHTIRË

Me varg në shpirt m’çeli pranvera.
Desha t’jetoj gjithmonë i neshtë.
Më bëhet se do të vajtoj përhera,
Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?
Që bashk t’shkrihemi kështu t’nemitur,
Mos jemi të mjerë në krijatyrë?

Po ëndrrove me këngë të rritesh,
Dhe ajo jetës përpara t’i flasë.
E di. Me dëngë plot do t’goditësh.
E ngado të endesh veç do të vrasë.

A thua Zoti i madh diti të gjykojë
Që njomakët të kalben shi në vrug.
Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
N’zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult