Këndoi para Enver Hoxhës dhe e përloti, këngëtarja: “Ishte lumturi e madhe”- ndjekësit e ofendojnë

Juli Çenko, këngëtarja nga Gjirokastra është një nga zërat më të njohur të muzikës popullore të Jugut, e sidomos të zonës së Gjirokastër. E ftuar në  “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ajo tregoi një episod, që ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet.

Kur ishte 10-vjece, ajo ka kënduar bashkë me grupin polifonik të Gjirokastrës para ish-diktatorit Enver Hoxha. Juli tha se të këndoje përpara atij udhëheqësi ishte privilegj, duke e mbajtur atë si një nga ngjarjet kryesore të jetës së saj.

“Lë ta marrin si të duan dhe ta komentojnë si të duan. Meqë udhëheqësi i atëhershëm ka qenë djalë gjirokastrit normale që do prekej dhe normale që do këndonte bashkë me në. Ishte lumturi të këndoje. ”, tregon këngëtarja.

“Unë jam vajzë nga Gjirokastra, dhe në shikohemi pak me sy tjetër. Ne dhe kur këndojmë na thonë jeni enverista, komunista, nuk është ashtu, Kënga është këngë, gjithë jetën liderave iu është kënduar në çdo shtet të botës.

Gjithë populli shqiptar atëherë atij burri i këndonte, tjetër çfarë komentohet sot, unë jam vajzë dhe ato janë këngë të tabanit polifonik gjirokastrit dhe e kam për nder që kam qenë në atë skenë 10 vjeçe”, shtoi këngëtarja.

Kaq ka mjaftuar dhe këngëtarja ka marrë shumë kritika në rrjet, madje ka plot që edhe e ofendojnë. Gjithsesi ajo është mësuar tashmë me këto qëndrime të njerëzve. Në fund të fundit jo të gjithë do të duan.


Lexo edhe:


KUSH ISHTE GRUAJA MISTERIOZE QË ENVER HOXHA I DËRGONTE LULE EDHE PASI KISHTE NDËRRUAR JETË…

ObserverKult