Nga Edi Oga
Elsa Lila është super artiste, por këngën e këndoi për vete. Nuk ia dhuroi publikut. Fshehu tekstin dhe ofroi një melodi të vështirë për veshin. Nuk besoj se kjo këngë do të mbahet mend gjatë apo do të këndohet nga të tjerë.
Për fatin e saj të keq, “Hajredin Pasha” mbetet ende pika më e lartë e karrierës muzikore të Albina Kelmendit. Kënga e saj ishte mesatare.
Tekstet edhe këtë vit nuk e kalojnë klasën kurse meloditë në të shumtën e rasteve ‘vuanin’ dhe nuk të mbeteshin në mendje.
Në tërësi, Festivali ishte i bërë mirë dhe erdhi këndshëm në ekran. Si dikush që ka qenë pjesë e këtij organizimi kolosal në dy edicione të tij, pavarësisht nivelit të perceptuar artistik, më duhet të përgëzoj RTSH për realizimin e një Festivali në përmirësim të ndjeshëm, në krahasim me ata të dy-tre viteve të fundit./dritare.net
*Titulli i origjinalit: “Dy fjalë për fitueset, këngët dhe Festivalin e Këngës!”
EVITA SA TË PRITA, SA TË PRITA,UNË DHE DRITA…TEKSTI I ELSA LILËS (VIDEO)
Elsa Lila është shpallur me votat e jurisë si fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61-të të Këngës.
Elsa është përkujdesur për të gjitha aspektet e këngës së saj, si kantautore. Kështu edhe tekstin e muzikën e ka shkruajtur vetë Elsa.
Ja teksti i këngës “Evita” që fitoi Çmimin i në Fest 61.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult