Kënga e Ronelës fut në sherr Agim Doçin dhe Robert Aliajn, ja çka i thojnë njëri-tjetrit

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision. Në studio ka patur debate të forta mes Agim Doçit, që ka qenë anëtar jurie dhe ka votuar pro Hajatit dhe Robert Aliaj, që e konsideron këngën dhe performancën “paçavure”.

Për një moment Doçi është çuar nga studio dhe ka dashur të largohet.  

Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival.

Këngën Magjike se bën dot as ti as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish-mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë çfarë është ai mashkull me thonjë të lyer? Të vëmë pikën mbi i.

Robert Aliaj: Kam ndërhyrje. 

Agim Doçi: Ty ta kam vënë nofkën unë, nihilist. Në studio nuk bisedoj, shpalos atë që kam përvojën. Si thotë ai paçavure?

Ylli Rakipi: Ashtu mendon ai. (Agim Doçi çohet të ikë nga studio, por kthehet sërish).

Robert Aliaj: Unë nuk dua të futem në nivel kaq të ulët personal. Dua të kujtoj që arti është detonator dialogu. Nuk merrem me këto budallqë dhe gjëra personale.

Kjo është eksperiencë artistike, e cila krijon, bëhet detonator dialogu. Është mjet që mund të bëjë ndryshime, por nuk pretendon të bëjë ndryshime politike radikale. Arti është shumë më lart, është më i thellë. Nuk po merrem me këtë fare. Nëse thashë që ka njerëz përgjegjës dhe dikush ndihet përgjegjës, do të ishte më e virtytshme të merret përgjegjësi. Do të kisha virtytin ta thoja.

agim doçi unë e di mirë
Agim Doçi

Lexo edhe:

ALBAN RAMOSAJ REAGON ASHPËR PAS DEKLARATËS SË AGIM DOÇIT: KURSE RAKINË NË DALJET TELEVIZIVE

Alban Ramosaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së Agim Doçit. Poeti dhe autori i shumë këngëve tha në një intervistë se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult