“Këngën ‘Eja, eja luleborë’ babai e shkroi në një zarf”/ Flet i biri i Zef Palit: E burgosën dhe vdiq pas 6 muajsh

Piktori Gjergj Pali njihet ndër të tjera nga të gjithë si djali i Zef Palit, autorit të këngës simbol të qytetit të Shkodrës “Eja, eja lule borë”.

Në një rrëfim për emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi se babai ishte gazetar në gazetën “Bashkimi” dhe këngën e shkroi në një zarf në momentin kur i erdhi frymëzimi, pa e ditur që sot e kësaj dite do të kthehej në një himn.

“Babi im ka vdekur i ri, 57-vjeç. Babai im ishte gazetar në gazetën ‘Bashkimi’, ndërsa nëna ime ishte daktilografiste. Për atë kohë kanë qenë të shkolluar jashtëzakonisht mirë me gjuhën shqipe dhe latinishte.

Edhe babait i erdhi frymëzimi dhe e shkroi në një zarf, atë vargun e lirshëm 8-rrokësh. Ai nuk e ka ditur ndoshta se çfarë ka bërë. Është një himn lirik i atij qyteti”.

Pali shtoi se i ati ka qenë pjesë e luftës dhe nuk pajtohej me regjimin e kohës, e tha këtë në një kafe dhe përfundoi në pranga. Ai rrëfeu me lot në sy se gjashtë muaj më vonë ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

“Edhe mbas prangava vdes, 6 muaj pasi erdhi në shtëpi. Është shumë e dhimbshme dhe kriminale”.

Sakaq, piktori zbuloi se aktualisht që jeton në SHBA, mban në shtëpi luleborë, madje i ka kushtuar kësaj kënge dhe një pikturë.

“Unë kam luleborë dhe në shtëpi në Amerikë. Bëhen si pemë kur del pranvera. Rrinë gati dhe 6 muaj duke lulëzuar. E quaj një copëz Shkodër atë”./abcnews.al

ObserverKult


CHARLES BAUDELAIRE

Lexo edhe:

SHARL BODLER: MË LEJO, PRA, TË DEHEM EDHE MË ME MASHTRIM…

Nga të vjen, më pyete, ky pikllim i vështirë
Që të fryhet e rritet si ato valë deti
Kur zemëra i bën të vjelat njëherë’ e mirë
Jeta është dhimbë. Kjo dihet, këtu e ngjeti.

E thjeshtë kjo dhimbje, e di këtë gjithë bota,
Është si gazi yt, pa sekrete asnjë fare,
Mos bëj më tutje këso pyetjesh të kota,
Me atë zë t’bukur, bukuroshe kurreshtare.

Hesht, moj marroqe! Ti shpirt i dalldisur!
Më shumë se jeta me idile, ti gaz fmije!-
Vdekja na mban gjithënjë me të holla fije.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult